“Shqipëria është një skuadër luftarake”, flet trajneri i Turqisë: Duhet të kemi kujdes, ata nuk rrinë vetëm në mbrojtje

Hënë, 07 October 2019 17:31

Trajneri i Kombëtares turke, Senol Gynesh ka dalë ditën e sotme, në konferencë për shtyp, përpara ndeshjve me Shqipërinë dhe Francën, që do të luhen në 11 dhe 14 tetor. Gynesh është shprehur se Turqia duhet të ketë kujdes, pasi Shqipëria do të vijë me qëllimin të fitojë.

“Ndeshjet e Shqipërisë dhe Francës janë të rëndësishme. Dy ekipe të ndryshme. Franca është favorite e grupit, ne do të luajmë ndeshjen e vendit të parë në grup me ta. Qëllimi ynë është të fitojmë. Prioriteti ynë do të jetë Shqipëria. Kjo do të jetë ndeshja jonë më e rëndësishme në 4 ndeshjet e mbetura. Shqipëria është një skuadër me lojtarë të mirë në ligat kryesore evropiane. Ne duam të fitojmë me mbështetjen e tifozerisë ”, shprehet Gynesh.

Më tej ai shton: “Shqipëria është një skuadër me lojtarë të mirë. Trajneri i tyre është i njohur në Itali dhe me eksprieëncë. Ata kalojnë nga skema 3-5-2 në 5-3-2. Janë luftarakë dhe kompakt në mbrojtje. Nëse keni një mendim negativ për Shqipërinë, duhet ta harroni. Ne duhet të jemi një ekip agresiv duke vrapuar po aq shumë sa ata. Ata mundohen të luajnë topin, nuk luajnë totalisht në mbrojtje si Moldavia apo Andorra. Kthehen në mënyrë të suksesshme nga mbrojtja me tre te ajo me pesë”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...