Marrëdhënia me Griezmann dhe dëshira për të rikthyer Neymar, Messi flet hapur!

E mërkurë, 09 October 2019 20:11

Spekulimet që Lionel Messi ishte kundër transferimit të Antoine Griezmann te Barcelona kanë qenë të shumta. Madje, është thënë dhe se argjentinasi kërkonte me çdo kusht rikthimin e Neymar.

Lidhur me këto zëra, vetë Messi ka folur në një intervistë për “RAC1”, ku ka sqaruar gjithçka mbi këtë çështje.

Griezmann - “Nuk është e lehtë të luash te Barcelona. Kushdo që nuk e ka jetuar filozofinë e këtij klubi dhe nuk e di metodën e punës këtu, e ka të vështirë. Ne luajmë në një mënyrë shumë të ndryshme. Sidoqoftë, nuk kemi dyshim se ai do të përshtatet, sepse është inteligjent”.

Messi ishte kundër transferimit të Griezmann - “Kjo është një gënjeshtër. E thashë edhe vitin e kaluar se është një nga më të mirët dhe lojtarët si ai janë gjithmonë të mirëpritur te Barcelona. Asnjëherë nuk kam pasur probleme me të”.

Neymar - “Po, kam dashur që Neymar të rikthehet. Është një nga më të mirët në botë. Duke e pasur atë në skuadër, shtohen mundësitë për të fituar gjithçka”.

Largimi i Neymar nga Barcelona - “Duke e njohur Neymar mendimi im është se, pasi u largua nga Barcelona, ai e kuptoi dhe vetë se kishte gabuar dhe se kishte marrë një vendim të keq.”

Login to post comments

Lajmet e fundit

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Politikë

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Nga Flamur Vezaj: Dosja ‘XIBRAKA’ nuk ka vetëm emrin e Olsi Ramës! Aty ka edhe plot te tjerë, te njohur e te panjohur, biznesmen, ndërtues, kriminel e krerë bandash qe veprojnë akoma...

Dosja ‘5D’/ Zef Preçi: Skemë e ngjashme me inceneratorët, djajtë kanë dalë nga shishja

Politikë

Dosja ‘5D’/ Zef Preçi: Skemë e ngjashme me inceneratorët, djajtë kanë dalë nga shishja

Eksperti i ekonomisë, Zef Preçi, e konsideroi si një skemë të ngjashme me atë të inceneratorëve, atë të krijuar nga drejtorët e Erion Veliajt me kompaninë ‘5D’. Për emisionin “Task Force”...