Messi e thotë troç: Ja pse do të largohesha nga Spanja, ikja e Ronaldos…

E Enjte, 10 October 2019 08:38

Në vitin 2017, Lionel Messi ka menduar seriozisht të largohet nga Barcelona. Në interevistën e gjatë dhënë për radion kryesore katalane, 32-vjeçari shpjegoi se problemet me taksat e kishin shtyrë të mendonte largimin nga Spanja. “Kur pata problemet me taksat këtu në Spanjë, sinqerisht e kisha mendjen të ikja. Jo për Barçën, por nga dëshirën për ta lënë Spanjën. U ndjeva shumë i keqtrajtuar dhe nuk doja të qëndroja më këtu. Unë kisha shumë dyer të hapura, por asnjë ofertë zyrtare nuk erdhi, sepse të gjithë e dinin se doja të qëndroja te Barcelona. Ajo situatë shkoi përtej asaj që ndieja për këtë vend, që është edhe shtëpia ime”.

Lionel Messi ka punuar me shumë trajnerë te Barça, por ai që i ka lënë më shumë mbresa është trajneri aktual i Manchester City-t. “Trajneri më i mirë? Guardiola. Ai është më i miri nga të gjithë dhe Luis Enrique, shumë afër”.

Për një dekadë rivaliteti Messi-Roaldo ishte kryfjala e futbollit në Spanjë. Largimi i CR7 te Juventusi, sipas Messit, e ka dobësuar Realin. “Do të kisha dashur që të vazhdonte në Spanjë, sepse i dha La Liga-s një bonus të veçantë. Ishte e qartë që Real Madridi do ta ndiente humbjen e Cristianos. Kushdo do ta vërente. Sidoqoftë, ka lojtarë me të cilët duhet të ringrihet. Po flasim për Real Madridin, një klub me shumë histori”.

Modifikuar më E Enjte, 10 October 2019 08:49
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...