Sot Moldavi-Shqipëri, ja për çfarë u duhet fitorja kuqezinjve

Hënë, 14 October 2019 09:37

Sot, në orën 20:45, në Kishiniev të Moldavisë, skuadra e drejtuar nga Edy Reja do të luajë eliminatoren e radhës, në transfertën kundër skuadrës më të dobët të Grupit H, që për efekt golavarazhi është parakaluar edhe nga Andorra (janë me pikë të barabarta, 3). Është pak të thuash që kuqezinjtë synojnë fitoren, pasi suksesi në Moldavi mbetet detyrim pas asaj humbjeje dramatike në Turqi, ku vetëm një shpërqendrim i portierit Strakosha mjaftoi për të pësuar një zhgënjim të madh, pas asaj performancë, në total, për t’u vlerësuar.

Në konferencën për shtyp, para Moldavisë, trajneri Reja e shprehu hapur dëshiron për të rinovuar kontratën me FSHF-në dhe në njëfarë mënyrë kjo ndeshje është edhe si provë shtesë për të bindur presidentin Duka që t’i ofrojë 74-vjeçarit një kontratë të re.

Është një sfidë ku futbollistët kuqezi duhet të tregojnë që e ndjekin teknikun italian dhe se dëshirojnë edhe ata të bashkëpunojnë në vazhdim me të për një tjetër ëndërr të madhe: kualifikimin në Botëror.

Sa i përket formacionit që do të zbresë në fushë në stadiumin e Kishinievit, nuk pritet ndryshime të mëdha. Gjithsesi, Reja ka paralajmëruar 2-3 lëvizje në fazën sulmuese, çka e imponon edhe forca dhe mënyra e lojës së kundërshtarit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Politikë

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Nga Flamur Vezaj: Dosja ‘XIBRAKA’ nuk ka vetëm emrin e Olsi Ramës! Aty ka edhe plot te tjerë, te njohur e te panjohur, biznesmen, ndërtues, kriminel e krerë bandash qe veprojnë akoma...