Icardi nuk mban mëri ndaj Interit: Ia uroj më të mirën në çdo garë

E mërkurë, 16 October 2019 11:15

Mauro Icardi insiston se ai ia dëshiron më të mirat Interit në çdo garë dhe pret që sulmuesi i ri i zikaltërve, Romelu Lukaku, të përshtatet mirë me skuadrën dhe të shënojë shumë gola. Sulmuesi argjentinas u transferua në formë huazimi në Paris Saint-Germain gjatë afatit kalimtar të verës, pasi që nuk dëshirohej në skuadër nga trajneri i ri Antonio Conte. Mirëpo, sulmuesi bëri të ditur se ai nuk i mban mëri klubit italian.

“Nuk prisja kaq shumë mbështetje nga tifozët. Ata më pritën me shumë ngrohtësi në Parc Des Princes. Pastaj e pata fatin e mirë të luaja menjëherë kundër Real Madridit, para se ta pësoja një lëndim të vogël”, tha Icardi për Gazzetta dello Sport.

“Tani jam mirë, jam gati sërish, edhe pse duhet të vazhdoj të punoj sepse e kisha një verë të komplikuar dhe nuk isha në 100 përqindëshin tim kur erdha në Paris. Nëse PSG-ja do të përballej me Interin, do ta përjetoja shumë mirë. Nëse do të varej nga unë, do të luaja si profesionist dhe do ta mbroja fanellën time të re”.

 “Jam në PSG këtë sezon dhe synimi im është ta jap më të mirën time për këtë fanellë. Pastaj, në fund të sezonit, në maj ose qershor, do ta shohim çfarë do të ndodhë. Është ende shumë herët për të thënë ndonjë gjë”.

“Unë vetëm mund t’ia uroj Interit më të mirat në të gjitha garat. Unë ende kam shumë miq në Milano. Me Conten, ky sezon mund të jetë i mirë në Serie A”. Lukaku e zëvendësoi argjentinasin në pozitën e qendërsulmuesit duke edhe ia marrë fanellën me numër nëntë. Ai e ka nisur fuqishëm sezonin e ri, me tri gola të shënuara në katër ndeshjet e Serisë A.

“Nuk mendoj se Lukaku është duke u ballafaquar me ndonjë problem. Në të vërtetë, unë mendoj se ai e ka nisur mirë, duke i shënuar dy-tri gola menjëherë. Pastaj ai u lëndua si unë dhe kjo solli kritika. S’është e lehtë të luash në Itali. Ai do të përshtatet dhe do të shënojë shumë gola”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...