Rezultatet e Topit të Artë 2019 nëse fituesi do të zgjidhej bazuar në statistika

E mërkurë, 23 October 2019 15:21

Përderisa Virgil van Dijku konsiderohet favorit për ta fituar Topin e Artë këtë vit, ai do të radhitej vetëm i 29-ti nëse çmimi do të ndahej vetëm në bazë të statistikave, përderisa Lionel Messi do ta fitonte për herë të gjashtë këtë çmim.

Sezoni i çmimeve individuale në botën e futbollit nisi me triumfin e Virgil van Dijkut në çmimin për lojtarin më të mirë të vitit të UEFA-s, para se Lionel Messi t’i kthehej duke e fituar çmimin për lojtarin më të mirë të vitit nga FIFA, transmeton Gazeta Express.

Por, Topi i Artë është çmimi më prestigjioz individual në botë dhe France Football e publikoi në fillim të kësaj jave listën prej 30 kandidatëve për këtë çmim këtë vit.

Nga 30 futbollistët e zgjedhur në këtë listë, një numër i gazetarëve të zgjedhur nga e gjithë bota do ta vendosë fituesin bazuar në tri kritere: paraqitjet individuale dhe kolektive, talenti dhe ndershmëria e lojtarit dhe gjykimi i përgjithshëm për karrierën e futbollistit

Topi i Artë, bazuar në statistika

Sistemi i përdorur për ta zgjedhur fituesin e Topit të Artë nuk i kënaq shumë tifozë dhe për këtë arsye uebsajti ËhoScored.com e ka shtruar pyetjen: Kush do të kishte fituar nëse fituesi do të zgjidhej vetëm në bazë të statistikave?

Lista e bërë në bazë të statistikave të lojtarëve gjatë vitit të fundit është mjaft interesante pasi që Virgil Van Dijk, favorit për Topin e Artë 2019, radhitet në pozitën e 29-të bazuar në statistika.

Lista e plotë:

  1. Mohamed Salah (Liverpool) – 7.36
  2. Virgil van Dijk (Liverpool) – 7.37
  3. Kingsley Coman (Bayern Munich) – 7.38
  4. Bernardo Silva (Manchester City) – 7.39
  5. Wout Weghorst (Wolfsburg) – 7.39
  6. Daniel Parejo (Valencia) – 7.39
  7. Nabil Fekir (Lyon/Real Betis) – 7.40
  8. Trent Alexander-Arnold (Liverpool) – 7.41
  9. Erick Pulgar (Bologna/Fiorentina) – 7.41
  10. Filip Kostic (Eintracht Frankfurt) – 7.44
  11. Ricardo Pereira (Leicester City) – 7.47
  12. Sadio Mane (Liverpool) – 7.48
  13. Luis Suarez (Barcelona) – 7.48
  14. Duvan Zapata (Atalanta) – 7.49
  15. Joshua Kimmich (Bayern Munich) – 7.50
  16. Eden Hazard (Chelsea/Real Madrid) – 7.51
  17. Karim Benzema (Real Madrid) – 7.53
  18. Kevin de Bruyne (Manchester City) – 7.53
  19. Edin Dzeko (AS Roma) – 7.54
  20. Nicolas Pepe (Lille/Arsenal) – 7.54
  21. Sergio Aguero (Manchester City) – 7.55
  22. Jadon Sancho (Borussia Dortmund) – 7.56
  23. Thiago Alcantara (Bayern Munich) – 7.59
  24. Angel di Maria (Paris Saint-Germain) – 7.66
  25. Alejandro Gomez (Atalanta) – 7.71
  26. Cristiano Ronaldo (Juventus) – 7.72
  27. Raheem Sterling (Manchester City) – 7.77
  28. Kylian Mbappe (Paris Saint-Germain) – 7.79
  29. Robert Lewandowski (Bayern Munich) – 7.98
  30. Lionel Messi (Barcelona) – 8.35
Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...