Pas një debati të madh, konfirmohet data dhe ora e El Clasicos të parë të sezonit

E mërkurë, 13 November 2019 14:31

Data, ora dhe vendi ku do të zhvillohet përballja e parë e sezonit 2019/20 mes Barcelonës dhe Real Madridit kishte ngjallur një debat të madh në botën e futbollit. Tani La Liga e ka konfirmuar se kjo ndeshje do të zhvillohet më 18 dhjetor, në orën 20:00, në Camp Nou.

Komiteti i Garave i Federatës Mbretërore të Futbollit të Spanjës e kishte konfirmuar para disa javëve se ndeshja mes Barcelonës dhe Real Madridit, që ishte planifikuar të luhet më 26 tetor, do të zhvillohet më 18 dhjetor, për shkak të situatës së tensionuar në Katalonjë, transmeton Gazeta Express.

Një protestë e madhe ishte planifikuar të mbahet në qytetin e Barcelonës më 26 tetor – pikërisht ditën kur klubi Barcelona e kishte ndeshjen kundër rivalit më të madh, Real Madridit, në “Camp Nou”.

Tensionet në regjionin katalonas ishin ndezur nga vendimi kontrovers i gjykatës spanjolle për t’i burgosur disa liderë politikë të lëvizjes për pavarësimin e Katalonjës nga Spanja dhe për rolin e tyre në referendumin e mbajtur për këtë çështje në vitin 2017.

E gjitha kjo situatë bëri që Komiteti i Garave i Federatës Mbretërore të Futbollit të Spanjës (RFEF) ta kërkojë shtyrjen e ndeshjes, kërkesë që të dyja klubet e kanë pranuar dhe ato janë pajtuar që ndeshja të zhvillohet më 18 dhjetor.

La Liga fillimisht e kishte kundërshtuar fuqishëm këtë propozim, duke kërkuar që El Clasico të luhet në një datë që s’bie ndesh me ndeshjet e garave të tjera. Mirëpo, tani La Liga e ka pranuar vendimin e Federatës dhe e ka zyrtarizuar datën e El Clasicos.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...