VAJZAT E GRUMBULLUARA NGA GRIMA PËR TAKIMIN ME POLONINË…

Hënë, 02 Prill 2018 13:14

 

Klubi përfaqësues A i femrave ka nisur sot grumbullimin në Elbasan, për përgatitjen e ndeshjes eleminatore të radhës, e cila do të luhet ditën e premte, më 6 prill, në Poloni. Për këtë takim, Armir Grima, trajneri i skuadrës, ka grumbulluar 20 vajza, me të cilat do të të përgatite për zhvillimin e ndeshjes zyrtare. Në lidhje me këtë përballje eleminatore, Grima u shpreh: “Kthehemi sërish te ndeshjet eleminatore zyrtare.

Tashmë kemi ide për kundërshtarin, Polonninë, që ka cilësi dhe elemente të mira në fushë. Do të japim maksimumin tonë, do të futemi në fushë për të arritur rezultat pozitiv, dhe pse jo, për të mos dalë pa pikë. Ditët e grumbullimit do të na shërbejnë për të vlerësuar edhe situatën e vajzave, por do të ndalemi gjatë te pjesa taktike, për mënyrën se si do të luajmë.

Kundërshtari është i fortë, por ne do të japim më të mirën tonë për të dalë me pikë nga ndeshja. Kam besim në reagimin dhe performimin e vajzave në fushë”, – u shpreh Grimanë media.Kombëtarja A e femrave që nga sot e deri të enjten do të qëndrojë e grumbulluar në Elbasan. Më pas do të shkojë në Varshavë për takimin zyrtar të ditës së premte.

Lista e lojtareve të grumbulluara nga Grima:

  1. Marigona Zani Portiere
  2. Ardjola Raxhimi Portiere
  3. Albina Rrahmani Mbrojtwse
  4. Arbiona Bajraktari Mbrojtwse
  5. Luci Gjini Mbrojtwse
  6. Arbenita Curraj Mbrojtwse
  7. Endrina Elezaj Mbrojtwse
  8. Cyme Lulaj Mbrojtwse
  9. Aidena Mustafaj Mbrojtwse
  10. Sara Maliqi Mbrojtwse
  11. Qendresa Krasniqi Mesfushore
  12. Megi Docci Mesfushore
  13. Klaudia Rrotani Mesfushore
  14. Esmeralda Franja Mesfushore
  15. Vanesa Lavendi Mesfushore
  16. Markela Bejleri Mesfushore
  17. Geldona Morina Mesfushore
  18. Marsela Djegsina Sulmuese
  19. Kristina Maksuti Sulmuese
  20. Zylfije Bajramaj Sulmuese

 

Modifikuar më Hënë, 02 Prill 2018 13:26

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Majmunët “pushtojnë” Japoninë

Aktualitet

Majmunët “pushtojnë” Japoninë

Një ushtri e armatosur është formuar në një fshat japonez për të ndaluar ‘pushtimin’ e zonës nga majmunët dhe vjedhjen e të mbjellave. Më shumë se 30 vullnetarë në komunitetin malor...

Operacion policor në Tetovë, sekuestrohen mbi 20 kg drogë

Bota Shqiptare

Operacion policor në Tetovë, sekuestrohen mbi 20 kg drogë

Policia sot rreth orës 17:00 ka filluar një operacion anti-drogë në Tetovë. Sipas informacioneve të para janë sekuestruar rreth 22 kg drogë. Operacioni është zhvilluar në bulevardin kryesor të qytetit...

Prej 10 ditësh i larguar nga banesa, Anglia në kërkim të adoleshentit shqiptar

Aktualitet

Prej 10 ditësh i larguar nga banesa, Anglia në kërkim të adoleshentit shqiptar

Ky është Daniel Gjinaj, një adoleshent shqiptar me banim në Angli për të cilin nuk dihet asgjë prej më shumë se një jave. Policia thotë se Daniel Gjinaj është zhdukur nga...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!