Habit Ranieri “Nuk shkova në festë, se nuk kisha ku të parkoja”

Premte, 27 Prill 2018 12:55

Pak ditë më parë në Francë u festua 75-vjetori i themelimit të  Nantës.  Po në festë mungoi  trsjneri Claudio Ranieri.

I pyetur nga mediat italiani ka dhënë një arsye paksa qesharake, e cila natyrisht nuk do të pritet mirë nga tifozët e klubit francez.

Në fakt, shtypi francez kishte shkruar për një ftohje të tij me drejtuesit e Nantes, por ka qenë vetë ish-trajneri i Leicester që ka shuar çdo thashetheme për të ardhmen.

“Kur mbërrita në vendin ku do të zhvillohej festa, kishte aq shumë makina në parking që nuk munda të gjej vend. Në atë pikë i telefonova presidentit dhe i thashë se po largohesha. Më pas shkova në aeroport dhe mora një avion privat për në Londër, sepse kisha disa probleme hidraulike në apartamentin tim, si pasojë e shiut që ra në ditët e fundit,” – deklaroi Ranieri për “Le Figaro”.

Lidhur me zërat të cilin e shohin larg Nantes sezonin e ardhshëm Ranieri është shprehur: “Nuk them asgjë, vetëm se jam trajner i Nantes dhe vitin tjetër do të jem sërish këtu.”

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...