Buffon: Keqardhje për humbjen, krahason Ronaldon me Pele dhe Maradona

E mërkurë, 04 Prill 2018 15:41

Ndeshja e sotme duket se e ka prekur shumë portierin e Juventusit, Xhanluixhi Bufon.  Rezultati i çerekfinales së parë së "Chamiops League"me shifrat 3-0 për madrilenët ishte shumë turpërues për skuadrën e "zonjës së vjetër" e vecanërisht për të madhin Bufon.

“Ronaldo është një lojtar i nivelit ndërkombëtar, bashkë me Mesin po siguron fitoret më të rëndësishme të skuadrave të tyre dhe kjo do të thotë se vlera e tyre duhet të barasvlerësohet me ato të Maradona e Pele për mënyrën se si ndikojnë në lojën dhe trofetë e skuadrave të tyre.

Kemi luajtur kundër kampioneve të një niveli të pabesueshëm. Ekziston një aftësia e jashtëzakonshme që të detyron të jesh më pak preciz se zakonisht, por kjo për faktin se je përballur me më të mirët dhe është e pranueshme që gjërat mund të shkojnë kështu. Po flasim për njerëz që bëjnë 500 gola në karrierë, do të jetë një arsye pse.

Ndjej pakënaqësi, në fund me siguri nuk do të mund të vazhdojmë në turne dhe kjo padyshim është një keqardhje. Por është edhe e vërtetë që kundër disa rivalësh duhet të jesh i qetë dhe t’u bësh komplimente të tjerëve të cilët janë më të fortë”, tha Bufon.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...