A do të zhytet presidenti i Romës sonte në shatërvan?

E mërkurë, 02 May 2018 20:34

Presidenti i Romës, James Pallotta mori vëmendje maksimale në përmbysjen e madhe që skuadra e tij realizoi kundër Barcelonës në çerekfinale të “Champions League” pasi ai zgjodhi të festonte në një mënyrë të çuditshme duke u zhytur në shatërvan.

Shumë njerëz po presin një përmbysje tjetër të Romës në takimin e sotëm vetëm për të parë reagimin e radhës të Pallottas.

Presidenti i Romës tha se do të zhytej sërish në shatërvan por shatërvanët e janë mbyllur,  “Kemi ndjesi të mira, të shohim. Një tjetër dush në shatërvan? Jo, sonte i mbyllin të gjitha, më duket se sonte do të mbyllin edhe Koloseun”,- ishte batuta e tij para drekës zyrtare me përfaqësuesit e Liverpul-it.

Për zhytjen në shatërvan Pallotta u gjobit nga kryebashkiakja e qytetit të Romës, por biznesmeni jo vetëm që pagoi gjobën që i ishte vënë, por zgjodhi ta shumëfishonte 10 fish atë, duke thënë se 230 mijë eurot le të shërbejnë për të mirëmbajtur disa vepra arti në rrugët e Romës.

Modifikuar më E Enjte, 03 May 2018 11:55
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...