Qeveria shtrëngon rripin për varfrit, ulet pagesa e ndihmës ekonomike

Numri i familjeve që trajtojnë më ndihmë ekonomike ka rënë më tej gjatë tremujorit të tretë të vitit, por ndërkohë ka rënë edhe pagesa mujore e ndihmës ekonomike për familje.

Sipas të dhënave zyrtare nga INSTAT në tremujorin e tretë të vitit u trajtuan me ndihmë ekonomikë 52.9 mijë familje në të gjithë vendin, ose 174 familje më pak se në tremujorin e dytë. Në raport me të njëjtën periudhe të një viti më parë numri i familjeve që u trajtuan me ndihmë ekonomike ishte 34 për qind më i ulët, ose 27.5 mijë familje më pak.

Në tremujorin e tretë pagesa mujore e ndihmës ekonomike ra me 3% në raport me tremujorin e dytë të vitit 2018. Të dhënat zyrtare tregojnë se masa mujore mesatare e ndihmës ekonomike në tremujorin e tretë ishte 5,081 lekë nga 5,247 lekë që ishte në tremujorin e dytë.

Në fillim të vitit të kaluar qeveria aplikoi një reformë në ndihmën ekonomike e cila do të reduktonte numrin e përfituesve me qëllim rritjen e përfitimeve për familjet me nevoja ekstreme. Por duket se skema ka funksionuar vetëm në njërën anë, të atë përjashtimit nga ndihma, teksa përfitimet janë rreth 5,100 lekë nga rreth 4,200 lekë që ishin më 2016.

Një auditim pranë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka nxjerrë në pah se përfituesit e ndihmës ekonomike që është në varësi të këtij institucioni paguajnë tarifa vërtetimesh që në disa raste janë aq sa masa e përfitimit. Referuar auditimit Kontolli i Lartë i Shtetit nënvizon se këto vërtetime lidhen me fëmijët që familjet përfituese kanë nëpër shkolla apo vaksina të realizuara kanë kosto që imponohen nga institucionet që i lëshojnë ato.

“Nga auditimi i disa dosjeve të përfituesve, rezultoi se përfituesit e ndihmës ekonomike të cilët marrin vërtetim në shkollë për fëmijët e tyre (2 herë në vit) për ndjekjen e arsimit bazë dhe vërtetim për çdo vaksinë të realizuar për fëmijët e tyre, në zbatim të neneve 8 dhe 9 të vendimit nr.955, datë 7.12.2016, të ndryshuar, paguajnë tarifat që kanë vendosur vetë institucionet për kryerjen e këtyre shërbimeve (lëshimin e vërtetimeve), të cilat janë shpesh  herë të barabarta me përfitimin e përcaktuar” thuhet në raportin e KLSH.

Duke e konsideruar korrigjimin e kësaj pjese sit ë një prioriteti të lartë ky institucion ka rekomanduar që Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale të nënshkruajë një marrëveshje me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit në mënyrë që për institucionet në varësi të tyre për familjet në ndihmë ekonomike vërtetimet të lëshohen pa pagesë.

Një tjetër pikë që KLSH nënvizon në raportin e auditit lidhet me administratorët shoqërore të cilët duhet të bëjnë plotësimin e formularit të vërtetimit social ekonomik në familje. Në disa raste ky formular I cili duhet të plotësohet dy herë në vit edhe nga familjet rezulton i konfirmuar vetëm nga njëra palë dhe nga ana tjetër administratorët vetë kanë shfaqur vështirësi në plotësimin e tij. Kjo është argumentuar me mungesën e trajnimeve të mjaftueshme për këtë aspekt

Sondazh

Banorët e Unazës së re Re në mbrojtje të kauzës së tyre duhet të:

Bota Shqiptare

Caktohet datë të re për mbledhjen e parë të Kuvendit të ri të Kosovës

Caktohet datë të re për mbledhjen e parë të Kuvendit të ri të Kosovës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka ndryshuar datën e seancës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Më 11 dhjetor, presidenti Thaçi e kishte caktuar datën 24 dhjetor për konstituimin...

Arrihet marrëveshja Vetëvendosje-LDK, zbulohet si do të ndahet pushteti

Arrihet marrëveshja Vetëvendosje-LDK, zbulohet si do të ndahet pushteti

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, pas një procesi të gjatë bisedimesh, janë marrë vesh për mënyrën sipas së cilës do t’i ndajnë ministritë në koalicionin e ardhshëm qeveritar. Në...

Shtetasit malazez i vërtetohet dënimi për krime lufte në Kosovë

Shtetasit malazez i vërtetohet dënimi për krime lufte në Kosovë

Gjykata e Apelit në Mal të Zi, vërtetoi të mërkurën vendimin me të cilin shtetasi malazez, Vlado Zmajeviç, është dënuar me 14 vjet heqje lirie për krime lufte kundër civilëve...