Presidenti Ilir Meta reagon për padinë ndaj Thaçit: Pafajësia e drejtuesve të UÇK dhe drejtësia e luftës është konfirmuar

Presidenti Ilir Meta ka reaguar sot për padinë e Prokurorisë Speciale kundër Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kreu të PDK-së, Kadri Veseli.
Në një mesazh në Facebook, kreu i shtetit shqiptar shprehet se beson në pafajësinë e drejtuesve të UÇK-së dhe drejtësinë e luftës së shqiptarëve të Kosovës.
 
“Lufta e UÇK-së, që iu imponua popullit të Kosovës nga shtypja dhe gjenocidi i regjimit kriminal të Millosheviçit, rezultoi se ishte e drejtë dhe vendimtare, jo vetëm për lirinë dhe themelimin e Republikës së Kosovës në kufijtë e njohur ndërkombëtarisht, por edhe për paqen, stabilitetin dhe ardhmërinë e saj europiane dhe të rajonit tonë.
Ne besojmë në pafajësinë e Presidentit Hashim Thaçi, ish-Kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli dhe të gjithë bashkëluftëtarëve të tyre. Edhe më parë janë ngritur akuza ndaj ish-drejtuesve të UÇK, por pafajësia e tyre dhe drejtësia e luftës është konfirmuar. Ne besojmë se kjo do të ndodhë përsëri”,- deklaron Presidenti Meta në mesazhin e tij.
Presidenti i Republikës është politikani i parë shqiptar që reagon nga Tirana zyrtare për padinë ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit
Lexoni edhe…
 
Tre ditë para takimit në SHBA, Haga ngre akuzë kundër Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit
 
Haradinaj: Besojmë në pafajësinë e Thaçit dhe Veselit. Lufta e UÇK-së ishte e drejtë
 
Njoftimi zyrtar për padinë e Thaçit dhe Veselit: Akuzohen për 100 vrasje
 
Akuza për krime lufte. VOA: Thaçi është rrugës për në SHBA
 
Grenell: Duam të krijojmë një mini-zonë ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë

Bota Shqiptare

‘SHBA-të janë angazhuar fuqishëm në bisedimet Kosovë – Serbi’/ Kordinatori Hyseni intervistë për VOA

‘SHBA-të janë angazhuar fuqishëm në bisedimet Kosovë – Serbi’/ Kordinatori Hyseni intervistë për VOA

Bashkërenduesi shtetëror i Kosovës për bisedimet me Serbinë, Skender Hyseni, i tha Zërit të Amerikës nga Brukseli të premten se Shtetet e Bashkuara janë plotësisht të përfshira në këtë proces. Zoti...

Zgjedhjet në Mal të Zi, bashkohen partitë shqiptare në një listë të përbashkët

Zgjedhjet në Mal të Zi, bashkohen partitë shqiptare në një listë të përbashkët

Partitë kryesore shqiptare në Mal të Zi kanë nënshkruar sot marrëveshjen për të garuar së bashku në një listë të përbashkët në zgjedhjet parlamentare të 30 gushtit. Nazif Cungu shkruan se...

Edhe Kosova na izolon/ Kush kthehet nga pushimet në Shqipëri, futet në karantinë

Edhe Kosova na izolon/ Kush kthehet nga pushimet në Shqipëri, futet në karantinë

Me rritjen e numrit të të infektuarve, Kosova po ashpërson masat ndaj COVID-19 dhe prej 30 korrikut do të vendosë edhe kushte për vendet fqinje të cilat kanë rritje të...