Si do të jetë moti sot

Sipas MeteoAlb, paraditja do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira në të gjithë vendin, më të dendura përgjatë kufirit Lindor.

Pasditja dhe mbrëmja do të vijojnë me mot të kthjellët dhe vranësira, por në zonat malore do të ketë rreshje dëbore.

Temperaturat e ajrit mbeten konstante në mëngjes, por mesdita sjell rritje duke luhatur vlerat ditore nga -9°C mëngjesi në zonat malore deri në 9°C në bregdet.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 35 km/h nga drejtimi Verior – Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 3-4 ballë.

Si do të jetë moti sot

Masat ajrore të ftohta dhe të thata me origjine verilindore do të vijojnë ndikimin e tyre në të gjithë territorin duke bërë që moti të jetë i kthjellët, por i ftohtë. Pasditja mbetet në të njëjtat kushte atmosferike, ku kthjellimet dhe vranësirat e lehta do të jenë dominante.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ekstremale nga -6°C në 14°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi lindor-verilindor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.

Si do të jetë moti sot

Territori shqiptar mbetet nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta. Më të dukshme vranësirat paraqiten në zonat malore përgjatë kufirit lindor. Pasditja dhe nata vijojnë nën dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave të herë pas- hershme por pa rrezikuar reshje.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme në të dy vlerat ekstremale duke u luhatur vlerat ditore nga -7 °C në 12-13 °C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi Lindor-Verilindor duke gjeneruar në brigjet detare dallgëzim 2-3 ballë.

Si do të jetë moti sot

Orët e para të ditës do të dominohen nga moti i paqëndrueshëm. Kjo do të bëjë që vranësirat e dendura të shoqëruar me reshje shiu dhe dëbore të jenë prezente, kryesisht në zonat malore.

Pasditja do të sjellë përmirësim të kushteve atmosferike duke rikthyer kthjellimet në të gjithë vendin. Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten në mëngjes por mesdita sjellë rënie të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 1 °C deri në 16°C.

Era do fryjë mesatarisht me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Juglindor duke gjeneruar në brigjet detare dallgëzim 2-3 ballë.

Si do të jetë moti sot

Si pasojë e ardhjes së masave ajrore më të ftohta, i gjithë territori i Shqipërisë do të kushtëzohet nga mot i qëndrueshëm.

Gjatë kësaj të mërkure kthjellimet dhe vranësirat kalimtare do të jenë dominante. Pasditja dhe mbrëmja do të vijojnë në kushte të qëndrueshme atmosferike me kthjellime dhe vranësira, më të dendura në ekstremin Verior dhe përgjatë kufirit Lindor.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të mbeten konstante duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga -5 °C në zonat malore deri në 15 °C mesdita në Jugperëndim të Shqipërisë.

Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi Verior- Verilindor duke gjeneruar në det dallgëzim 2-3 ballë.

Si do të jetë moti sot

Orët e para të ditës dominohen nga kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme në të gjithë vendin më të dukshme në ekstremin verior. Pasditja sjell shtim të vranësirave fillimisht në rajonin verior dhe atë qendror duke gjeneruar reshje të dobëta.

Gjatë mbrëmjes dhe natës i gjithë territori i Shqipërisë do të përfshihet nga vranësirat, por pa rrezikuar reshje. Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të luhaten nga -2 °C mëngjesi në zonat malore deri në 17 °C mesdita në bregdet.

Era do fryjë mestare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim 3 ballë.

Si do të jetë moti sot

Orët e paradites janë dominuar nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të dendura duke gjeneruar reshje të dobëta shiu e dëbore. Më të mundshme parashikohen të jenë në rajonin Jugor – Juglindor. Pasditja vijon me vranësira dhe reshje shiu ne pjesën më të madhe të territorit por më të dukshme në zonat juglindore ku do të ketë reshje dëbore.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga -4 në 14°C. Era do fryjë me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Lindor duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë. 

 

 

Si do të jetë moti sot

Do të vijojë ndikimi i kthjellimeve dhe vranësirave të herë pas hershme në të gjithë vendin. Më të theksuara vranësirat në zonat Juglindore duke rrezikuar reshje të dobëta shiu e dëbore.

Pasditja dhe mbrëmja do të mbeten me kthjellime dhe vranësira të shpeshta në të gjithë territorin.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga -4°C në 18°C. Era do fryjë mesatare, me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Verior-Verilindor ndërsa në brigjet detare krijohet dallgëzim 3 ballë. 

Si do të jetë moti sot

Vranësirat dhe shirat mbeten prezente në të gjithë vendin, më të dendura në veri dhe në zonat Qendrore të Shqipërisë.

Por reshje dëbore do të ketë në zonat malore, kryesisht në verilindje. Parashikohet që pasditja të sjellë ndalje të shirave dhe dëborës, për t’u rikthyer serish ne orët e vona të natës.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten ndjeshëm gjatë mëngjesit por mesdita sjell rënie të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 4 deri 20 °C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim mbi 3 ballë. 

Si do të jetë moti sot

Mbetemi nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme në të gjithë vendin duke bërë që vranësirat dhe shirat të jenë prezent që në orët e para të mëngjesit.

Më të dukshme shirat paraqiten në zonat jugperëndimore të Shqipërisë. Pasditja dhe nata sjellin dobësim gradual të reshjeve të shiut në të gjithë territorin e vendit.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit nuk do të pësojnë ndryshime të dukshme duke ruajtur vlera konstante nga 2 deri 20 °C.

Era do fryjë mesatare në toke dhe në det me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim 3 ballë.