Vajza e Xhevdet Ferit rrëqeth me postimin për të atin: Ja aryeja pse nuk mbajtëm homazhe

Saturday, 18 Janar 2020 11:55

Një insuficience e rëndë pulmonare, të cilës nuk mundi t’i mbijetojë dot, është kjo sëmundja që i mori jetën aktorin të mirënjohur Xhevdet Feri dy ditë më parë. Në një postim për të atin, ku i falënderon të gjithë për ngushëllimet e suportin, vajza e tij tregon mbi sëmundjen nga e cila vuante aktori ndërsa sqaron edhe arsyen se përse nuk zhvilluan homazhe në nder të tij.

Postimi i plote:
Dy fjale ne diten me te zeze te jetes sime dhe te mamit….

1. Falenderime te pafundme dhe mirenjohje te thelle per gjithe ngushellimet dhe suportin e miqve, dashamiresve dhe gjithe atyre qe e kane dashur Xhode Ferin, qofshin ata te aferm apo te larget. Ne pamundesi per t’ju falenderuar nje nga nje, ju lutem pranoni keto falenderime publike.

2. Falenderime per mediumet e lajmeve qe kane percjelle me shume respekt e dashamiresi jeten dhe karrieren e babit, duke patur mirekuptimin por dhe hermetizmin tone te plote.

3. Ndjej qe duhet te sqaroj arsyen e ndarjes nga jeta te babit, per efekt qartesie te informacionit. Eshte e vertete qe ai kishte kaluar nje semundje te rende, te cilen e kishte mposhtur me sukses.

Arsyeja fizike pse na la ishte nje insuficience e rende pulmonare, te cilen nuk mundi ta mposhtte. Falenderime per ekipet e Spitalit Amerikan 2 qe u perpoqen me gjithe forcat dhe kapacitetet e tyre per ta shpetuar. I provuam te gjitha, pa pishman!

4. Ndersa per sa i perket ceshtjes se homazheve publike…Xhoda shquhej per diskrecion ne jeten e vet. Vullneti i tij ish qe dhe ne jeten e pertejme t’i prezervohej ky diskrecion.

E kuptojme dhe vleresojme qe dashamires te tij jane te dhembur per shkak te largimit te tij, por ne gjykojme se dhimbja eshte personale dhe duhet vuajtur si e tille.

Nuk ka te beje me arsye zhgenjimi prej sistemit apo politikes – nuk eshte as rasti dhe as koha per refleksione te tilla.

Neve na eshte shuar drita e diellit mbi shtepi, nuk mendojme per perceptime publike apo politike.

Me shume mirenjohje e perzemersi…

Modifikuar më Saturday, 18 Janar 2020 18:51
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...