Raporti i KE për 2020: 31 mijë shqiptarë u kapën pa leje në BE, 13 mijë u refuzuan të hyjnë

E mërkurë, 04 August 2021 18:46

 

 

Komisioni Evropian ka prezantuar sot raportin e katërt mbi sistemin e liberalizimit të vizave në Shqipëri, Maqedoni e Veriut, Serbi, Mal i Zi e Bosnjë Hercegovinë,.

 

Raporti ka konfirmuar se heqja e regjimit të vizave ka sjell benefite pozitive ekonomike, sociale e kulturore si për vendet anëtare të BE ashtu dhe për vendet partnere.

 

Raporti analizon të dhënat e mbledhura gjatë vitit 2020 e rekomandimet e dhëna në raportin e tretë të Komisionit Evropian.

 

Komisionerja evropiane për çështjet e brendshme Ylva Johansson ka deklaruar se heqja e sistemit të vizave për vendet e Ballkanit Perëndimor, ka sjellë një rezultat kuptimplotë e ndihmon këto vende për të përmirësuar menaxhimin e problematikave të emigracionit e azilkërkuesve si dhe forcon luftën e institucioneve kundër krimit të organizuar e korrupsionit.

Bilanci

Për sa i takon Shqipërisë në vitin 2020:

6970 shqiptarë kanë kërkuar mbrojtje ndërkombëtare në vendet anëtare të Bashkimit Evropian

31 630 shtetas shqiptarë janë kapur me leje të parregullt qëndrimi në vendet anëtare të BE

13 265 shqiptarëve i është refuzuar kërkesa për të hyrë në territorin e vendeve të BE

23 235 janë vendime riatdhesimi të shtetasve shqiptarë

9755 janë riatdhesime fiktive të shtetasve shqiptarë

1429 shqiptarë janë sinjalizuar për kapërcim kufijsh në mënyrë të parregullt.

 

"Doja të dilja i vdekur nga këtu" njëri nga grevistët në Lumas lë grevën për shkak të shëndetit
Më pak kapërcyes kufiri

Në kapitullin që merr në analizë Shqipërinë, ky raport rendit si pozitiv aprovimin e ligjit mbi azilkërkuesit, miratuar në shkurt të 2021 e që e sjell legjislacionin shqiptar mjaft pranë atyre të vendeve evropiane.

Për shkak të pandemisë globale e të masave të marra nga autoritetet shqiptare, në vitin 2020, është ulur numri i qytetarëve shqiptarë që në mënyrë të paligjshme tentojnë të kapërcejnë kufijtë evropianë.

Raporti nënvizon se Komisioni Evropian po monitorin me vëmendje impaktin e mundshëm që ligji i ri shqiptar mbi nënshtetësinë mund të ketë në regjimin e liberalizimit të vizave.

Dhe pse ky ligj nuk është aktivizuar ende, ai parashikon mundësinë e ndërtimit të një skeme shtetësie që mund të përdoret si By Pass në procedurën e vizave me afat të shkurtër në vendet anëtare të BE e në vlerësimin e rrezikut të emigracionit individual e sigurisë që ai sjell.

 

Covid-19 në Shqipëri/ Rritet numri i rasteve të reja, asnjë viktimë në 24 orët e fundit
Trafiqet ilegale e riciklimi i parave

Raporti i Komisionit Evropian nënvizon se falë strukturave të posaçme anti krim e antikorrupsion të sapo ngritura, në vitin 2020 në Shqipëri janë shtuar me 27 % operacionet policore në luftë kundër krimit të organizuar e krimit financiar e rekomandon bashkëpunimin aktiv të Shqipërisë me vendet anëtare të BE e agjencitë evropiane të shkëmbimit të informacionit kryesisht në luftë kundër trafikut të qenieve njerëzore, trafiqeve ilegale, riciklimit të parave, e krimit financiar e informatik.

Peshqit e mëdhenj

Komisioni Evropian tërheq vëmendjen se dënimet ndaj funksionarëve të lartë të akuzuar për korrupsion, abuzim detyre e riciklim parash kanë qenë të limituara në Shqipëri , por megjithatë vihet re një tendencë pozitive falë punës e rezultateve të SPAK.

Sekuestrime

Ky raport i katër i sapo publikuar i Komisionit Evropian rekomandon që Shqipëria të ndërmarrë aksione të mëtejshme për të përballuar çështjen e azilkërkuesve të shtetasve shqiptarë drejt vendeve anëtare të BE, më shumë aksione në sistemin e antiriciklimit, antiterrorizmit, të vazhdoj luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit, trafiqeve ilegale, akteve terroriste, sekuestrimeve e konfiskimeve të pasurive të ardhura nga këto aktivitete.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...