EuroNews gjerman: Nafta shumë e shtrenjtë, toka punohet si në mesjetë

E mërkurë, 19 Janar 2022 10:47

 

EuroNews gjerman publikoi një reportazh nga Shqipëria, duke theksuar se nafta është shumë e shtrenjtë në vend, prandaj toka punohet si në mesjetë.

Në qendër të reportazhit është fermeri Ndue Fuga nga fshati Fishtë. Ai e plugon tokën e tij me ndihmën e një gomari. Do të ishte më e lehtë dhe më e shpejtë me një traktor, por fermeri thotë se nuk e përballon dot naftën për traktorin.

Në Shqipëri janë 280 mijë biznese mikro-agrikulturore, por vetëm kompanitë e mëdha marrin ndonjë mbështetje nga sektori publik.

 

Fuga dhe gruaja e tij marrin një pension mujor prej 82 eurosh. Pesë fëmijët i kanë jashtë vendit. Çifti thotë se do donte ndihmën e qeverisë, për shkak se plugimi bëhet më i vështirë me kalimin e kohës.

“Ne punojmë me gomarin në mënyrë që të kemi diçka për të ngrënë. Kjo për shkak se nuk e përballojmë dot naftën. Njerëzit po jetojnë në demokraci prej 30 vitesh, por nuk ka pasur ndonjë ndryshim domethënëse në standardet e jetesës,” ankohet Fuga

Login to post comments

Lajmet e fundit

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Politikë

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Nga Flamur Vezaj: Dosja ‘XIBRAKA’ nuk ka vetëm emrin e Olsi Ramës! Aty ka edhe plot te tjerë, te njohur e te panjohur, biznesmen, ndërtues, kriminel e krerë bandash qe veprojnë akoma...

Dosja ‘5D’/ Zef Preçi: Skemë e ngjashme me inceneratorët, djajtë kanë dalë nga shishja

Politikë

Dosja ‘5D’/ Zef Preçi: Skemë e ngjashme me inceneratorët, djajtë kanë dalë nga shishja

Eksperti i ekonomisë, Zef Preçi, e konsideroi si një skemë të ngjashme me atë të inceneratorëve, atë të krijuar nga drejtorët e Erion Veliajt me kompaninë ‘5D’. Për emisionin “Task Force”...