Ad imageAd image

VIDEO/ Me shpejtësi të lartë, makinat bëhen “përshesh” në Fier-Levan

1 min lexim

Një aksident automobilistik ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Fier- Levan. Një “Benz” është përplasur me një automjet tjetër “Citroen”, në vendin e quajtur “Çezma e Levanit”.

Paraprakisht mendohet që shkak i aksidentit të jetë bërë shpejtësia tej normave të lejuara me të cilën lëviznin mjetet.

Në videon e siguruar për “BalkanWeb”nga gazetari Ervis Kuçi duket momenti kur pas përplasjes ballore të dyja mjetet kanë përfunduar në kanalin në cep të rrugës.

- reklamë -
Ad imageAd image

Si pasojë e aksidentit ka pasur ngadalësim në lëvizjen e automjeteve në këtë pjesë rruge, në të cilën jo rrallë herë ndodhin aksidente. /BW

Ndani këtë artikull