Masha dhe ariu mbushin 10 vjet, 32 miliardë shikime në Youtube

Saturday, 21 September 2019 15:01

Filmi vizatimor që ka fiksuar fëmijët nga e gjithë bota pas një vajze të vogël trazovaçe dhe ariut të saj, mbush plot 10 vjeç, dhe për të festuar këtë okazion, ai do të dalë nëpër kinema në Britaninë e Madhe.

Por, ka edhe një tjetër arritje për të. Masha dhe ariu, filmi vizatimor rus, është ndër më të shikuarit në YouTube, me mbi 32 miliardë shikime.

Filmi, bazohet mbi një fabul me të njëjtin emër dhe çdo episod është rreth shtatë minuta i gjatë. Ai përshkruan aventurat e karaktereve kryesore, mashës, dhe mikut të saj ari.

Deri më sot, filmi vizatimor është përkthyer në 36 gjuhë dhe ka 12 kanale të ndryshme në Youtube, që kanë së bashku 62 milionë njerëz të regjistruar. Filmi madje ka një pjesë të dedikuar në një park argëtimi në Itali, Leolandia, ku fëmijët mund të takojnë karakteret personalisht.

Ai tani po tenton të hyjë edhe në tregjet kineze dhe japoneze për të pushtuar edhe atje zemrat e fëmijëve, siç ka bërë në pjesën tjetër të botës./tch/KultPlus.com

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...