“Qytetet e Ilirisë”, libri më i fundit i Gani Mehmetajt

E mërkurë, 29 Janar 2020 16:42

Nesër me 30 janar 2020, në orën 12.00 në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë, do të promovohet libri “Qytetet e Ilirisë” i Gani Mehmetajt. Për librin do të flasin Shaban Arifaj, ish- redaktor i njohur RTK-së, i cili do të jetë udhëheqës i promovimit dhe Dr. Femi Cakolli, studius letrar e pastor. Debatet do të vazhdojnë edhe në një koktej rastit në ambientet e bibliotekës.

“Qytetet e Ilirisë" prezanton 23 qytete shqiptare me një të kaluar të lavdishme nga Nishi, Shkupi, Prizreni, Ulpiana, Artana, Gjakova. Shkodra, Ulqini, Lezha, Kruja, Preza, Kanina, Gjirokastra, Pogradeci deri në Korçë. Shumica e këtyre qyteteve kanë vazhdimësi nga parahistoria, antika, mesjeta e deri në ditët e sotme, disa të tjera pas periudhave të lavdishme në parahistori e në antikë u shuan në mesjetë. Qytete ilire shquheshin për organizim shtetëror, për objektet monumentale, kështjellat e sigurta, amfiteatrot, faltoret pagane, kishat paleokristiane etj.
Autori qytetet e Ilirisë i sheh nga prizmi i sotëm, e shpalon të kaluarën, duke bërë njëkohësisht edhe krahasimet në mes të asaj që ishin dikur, peshën që e kishin për ilirët e Ilirinë, peshën që e kishin për arbërorët dhe rëndësinë që e kanë sot për shqiptarët.
Libri i tipit të udhë përshkrimit, meqë autori ka shtegtuar gjatë nëpër këto qytete e krahina ka ilustrime me fotografi, rrëfime të vendasve, kronika të para dymijë vjetësh etj. ër disa nga këto vende e kështjella është ditur pak ose aspak: Kështjella e Jerinës, Kështjella e Lekës, Kështjella e Mbretit, Suka e Cermjanit, që ishin fortifikata malore me garnizone ushtarake dardane.
Libri "Qytetet e Ilirisë" e botoi shtëpia botuese "Titanic", ilustrimet janë me ngjyra, ndërsa mund ta gjeni në libraritë e qytetit “Dukagjini”, “Artini” “Buzuku dhe në kioskat e Sheshit “Nëna Terezë”.

Modifikuar më E mërkurë, 29 Janar 2020 16:51
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...