Ad imageAd image

Parashikimi i motit, e shtunë 23 mars 2019

1 Min Read

Pjesa e parë e ditës mbetet nën dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave kalimtare në zonat lindore.

Ndërsa pjesa më e madhe e vendit do të jetë me mot të kthjellët. Mbrëmja dhe nata sjellin kalime vranësirash në të gjithë territorin por më të dukshme paraqiten në veriperëndim të vendit.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit mbeten pothuajse konstante në mëngjes por rritje të lehtë sjellë mesdita duke u luhatur nga 3°C mëngjesi në verilindje deri 25°C mesdita në zonat e ulëta.

- reklamë -
Ad imageAd image

Era do fryjë mesatare në tokë dhe det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë.

TAGGED:
Share This Article