Ad imageAd image

Bashkëjetonte me një vajzë, i riu përfundon në pranga. Pas denoncimit të saj, policia zbulon se…

1 min lexim

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës orët e fundit, njëri për shitje droge dhe tjetri dhe ka dhunuar partneren me të cilën bashkëjetonte.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 arrestuan në flagrancë shtetasin D. S., 29 vjeç, banues në Tiranë.

“Arrestimi i këtij shtetasi u bë sepse në rrugën “Violeta Manushi”, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëjetueses”.

- reklamë -
Ad imageAd image

Nga Forcat e Posaçme “Shqiponjat“, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, shtetasi E. M., 24 vjeç, banues në Tiranë.

Forcat e Posaçme “Shqiponjat”, duke patrulluar në rrugën “Xhanfize Keko”, kanë konstatuar shtetasin E. M., të cilit, gjatë kontrollit fizik në xhepin e xhupit, i kanë gjetur 2 qese plastike me lëndë të dyshuar narkotike të llojit kokainë.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull