Ad imageAd image

Me mision në Afganistan, ndërron jetë ushtari shqiptar. Ende Mister rrethanat e ngjarjes

1 min lexim

 

 

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Afganistan, ku ka ndërruar jetë një ushtar shqiptar që ishte me mision. Lajmi konfirmohet për ‘News24’ nga Ministria e Mbrojtjes.

- reklamë -
Ad imageAd image

Bëhet fjalë për ushtarin shqiptar me inicialet Xh.I. Deri më tani nuk dihen rrethanat se si ka ndërruar jetë ushtari, ndërkohë që priten të tjera të dhëna që të dalin në dritë.

 

Kujtojmë se në vitin 2012 humbi jetën kapiten Feti Vogli gjatë misionit të NATO-s në Afganistan, ndërsa mbeti i plagosur rëndë ushtari Aleksandër Peçi. Ishte 20 shkurt i vitit 2012 kur një grup me efektivë shqiptarë u godit pabesisht nga një efektiv taleban i infiltruar mes trupave afgane duke qëlluar me armë nga ku mbeti i vrarë kapiten Feti Vogli.

Vogli shërbeu si pjesë e kontingjentit paqeruajtës “Eagle 4” të batalionit te forcave speciale

Ndani këtë artikull