1952/Marmelatë në kongresin e dytë

E mërkurë, 06 June 2018 09:24
Lista e dhuratave të delegacionit kinez dhe atij mongol Lista e dhuratave të delegacionit kinez dhe atij mongol

 

Nga Kastriot Dervishi

Kongresi i dytë i Partisë së Punës është i vetmi në historinë e kësaj partie ku u evidentuan dhurata nga partitë e ashtuquajtura motra. Mungesa e pjesëmarrjes së “partisë mëmë” të Bashkimit Sovjetik, u kompensua nga pjesëmarrja e partive të tjera të vendeve të “demokracisë popullore”, si dhe të vendeve ku lëvizja komuniste pretendonte të bënte terrorizmin e radhës. Ndonëse komunistët udhëhiqen formalisht nga disa cilësi kamufluese idealesh, ku ndër të tjera hyn edhe mospranimi i dhuratave, në kongresin e dytë të 31 marsit – 7 prill 1952, janë paraqitur disa të tilla. Ndërsa delegacioni mongol është mjaftuar me një flamur të madh të kuq, shokët kinezë duket sikur kanë hapur depon e ushqimeve për të përzgjedhur dhurata. Krahas portreteve të klasikëve apo busteve të Maos, ata janë kujdesur edhe për çaj dhe marmelatë.  Sikur të kishin sjellë edhe ca djathë e mish, me siguri, shokët kinezë do ta thellonin veçantinë e dhuratave të tyre.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...