1984/Debati në MPB për revoltën e Qafë Barit  

Tuesday, 21 May 2019 19:23

Nga Kastriot Dervishi

Më 22 maj 1984 të dënuarit politikë në Kampin nr.311 Qafë Bari në Rrethin e Pukës, u ngritën në revoltë. Të gjendur në kushtet e një keqtrajtimi të vazhdueshëm ata ngritën krye dhe e drejtuan urrejtjen e tyre të ligjshme ndaj diktatorit Enver Hoxha. Revolta e Qafë Barit ishte qartësisht politike, e qartë dhe e pastër kundër një regjimi terrorist si ai enverist. Ngjarja përveç burgimeve, pati tre martirë. I pari është Sandër Zog Sokoli, lindur më 1935 në Dragobi, ish oficer i ushtrisë. Më pak se një muaj më vonë, u pushkatuan Sokol Sokoli dhe Tom Ndoja, të cilët me vendimin nr.3, datë 3.6.1984 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, me veprim në Pukë, u dënuan me vdekje. Për ngjarjen e diskutua edhe në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Pjesë nga debati i zhvilluar në Ministrisë e Punëve të Brendshme për revoltën e Qafë – Barit

Hekuran Isai: Për ngjarjen në kampin e riedukimit Qafë – Bari të na thuhet si ndodhi, masat që u morën, mendimet që kanë shokët, si duhet të veprojmë në të ardhmen, si të marrim masa të mos na ndodhin gjëra të tilla herë tjetër, si të marrim masa që po të na ndodhi të jemi në krye të punës, të stabilizojmë e zotërojmë situatën. Prandaj shoku Agron (Tafa) është i ngarkuar të na raportojë për këtë çështje dhe ne të tjerët të themi mendimet tona. Fillo shoku Agron lidhur me revoltën në Qafë – Bari.

Agron Tafa: Ne kemi përgjithësuar punën që ka bërë komanda e Qafë Barit me sens që në Qafën e Barit u mendua për të krijuar një repart të ri. Me kryesinë e Presidiumit të Kuvendit Popullor vajtëm për të parë kushtet e të dënuarve, në fakt nga pikëpamja e mjediseve dhe kushteve është bërë një punë me të vërtetë e mirë dhe e lavdërueshme. Dhe për këtë e përgjithësuam me ta dhe mendoj se nuk kemi bërë ndonjë gabim që e kemi përgjithësuar....Pse bëhet ndërtim pa rrethim vendi? Kjo është ndër mangësitë kryesore të komandës. Ne dhamë urdhër që kur ishim atje që kur të bëhet punim brenda atje të bëhet rrethimi, me qëllim që të udhëheqim çdo mundësi që kanë të dënuarit , se ai vete merr tullën dhe po nuk kishte levë, po atje kishte levë, kishte dhe mjete të tjera të punës dhe i kanë strehuar vetë në vende të ndryshme të dënuarit.

Ferdi Haxhiu (zëvendësdrejtor i Drejtorisë së Parë të Sigurimit të Shtetit: Për ngjarjen që ndodhi në Qafë Bari, ishin të gjitha mundësitë për ta parandaluar nëse do të ishin vlerësuar mirë dhe më konkretisht të dhënat e sektorit operativ, të dhëna të cilat ishin konkrete, ishin të përcaktuara, të detajuara dhe me persona pjesëmarrës aty. Gjithashtu duheshin luftuar shfaqjen e liberalizimit që vëreheshin e vërehen në zbatim të rregullave e të rregullores në këtë raport.

Drejtoria e Parë e sektori përkatës ka ndjekur me reokupacion të madh sepse dhe udhëheqja e ministrisë disa herë ne na ka tërhequr vëmendjen se duhet organizuar mirë puna që të mos ndodhemi para të papriturave. Në zbatim të këtyre detyrave ne kemi ndjekur me tendencë punën në këto reparte, është organizuar dhe kontrolli me grupe edhe të veçanta e të përgjithshme, edhe në bashkëpunimin me Drejtorinë e Zbatim-Vendimeve Penale. Nga kontrolli e puna në tërësi del që këtu në këto ambiente ka veprimtari armiqësore të organizuar, ka edhe grupe edhe me tendencë arratisje, ka edhe veprime të koordinuara me armiqtë e jashtëm. Në këtë drejtim duhet forcuar puna agjenturiale – operative, megjithatë ne konstatojmë përsëri boshllëqe, sidomos me mbulimin e këtyre objekteve me një agjenturë të kualifikuar, në organizimin e koordinimin më të mirë midis degës përkatëse që ka këto objekte dhe rretheve përkatëse. Për këtë ne kemi thirrur edhe në qendër disa herë rrethe të veçanta, janë thirrur edhe në range dege, megjithatë konstatojmë boshllëqe....

Zylyftar Ramizi: Që ngjarja është e rëndë, unë nuk dua ta mohoj, kështu është. Por një gjë duhet të dinë shokët. Që edhe Sigurimi edhe Policia për fazën e parë, d.m.th. për shpërthimin e burgut nga brenda dhe nga jashtë kanë qenë në dijeni dhe nuk kanë fjetur gjumë. Në këtë raste njerëzit do të shpërthenin burgun të kombinuar me të burgosurit nga brenda, kanë hyrë në burg e janë në burg sot. Ata që do të thyenin burgun nga brenda jashtë, koka e tyre, koka e tyre ka hyrë në burg dhe në burg janë edhe sot. Po tani ku është përgjegjësia e punëtorit operativ. D.m.th. u fut koka në burg, sektori operativ këtu në këtë çështje e ka nënvlerësuar, d.m.th. pjesëtarët e grupit, megjithëse diheshin dhe ishin këta pjesëtarë që do të merrnin pjesë të koordinuar me armiqtë nga jashtë për të thyer burgun, pjesëtarët e kësaj bande, megjithëse kishte të dhëna, e nënvlerësuan. Këtu unë them që del edhe përgjegjësia ime dhe e sektorit operativ në këtë çështje. Kurse për sa i përket masave që ka marrë komanda atë ditë kur ka ndodhur kjo, unë them se i ka kryer mirë. Në qoftë se do të filmohej e ta shikonin shokët, të themi të drejtën tani, ashtu si i kryenin shokët detyrat, se atje ishin 2 – 3 policë, nuk ishin 25 të dënuar, por ishin 150 vetë që morën pjesë aty dhe nuk i mbanin tullat në dorë, por i hidhnin ndaj tyre, që i mbanin thikat të afroheshin, por edhe të shtynin ndaj policëve e ndaj oficerëve tanë, shokët në këtë drejtim nuk u treguan të frikshëm, pavarësisht nga gabimet e të metat që kanë, por në rastin konkret unë them që janë treguar të rreptë e nuk kishte frikësim ose tërheqje nga shokët. Pavarësisht unë nuk dua të them se me këtë anë të nënvlerësojmë të metat e dobësitë që kemi pasur duke filluar nga mua, nga shoku Agron dhe komanda atje. Kryetari i degës megjithëse i ri, ka vepruar me armë, me mitraloz mu në kokë atyre, se është një organizëm i gjithë, nuk ishte spontane....

Hekuran Isai: Kjo ngjarje duhet të na bëhet mësim i madh. Unë mendoj që në radhë të parë duhet luftuar liberalizmi nga komanda e policia. Gjithë ato shembuj që dha shoku Ferdi këtu janë mjaft skandaloze, mjaft shqetësues, nuk tregojnë për një punë të mirë të Drejtorisë së Zbatim – Vendimeve – Penale e sektori i policisë për këtë problem...E dyta është se duhet forcuar puna agjenturore për ta njohur situatën nga brenda. Gjërat mund të ndodhin, por ne të mos pretendojmë që ja ne e njihnim situatën në Qafë-Bari, nga zbulimi i jashtëm po nga brenda kishim pavarësisht nga qëllimi, nga puna agjenturore, arrestimet që bëmë e njihnim, nga hetimi e njihnim. Këtu është ajo që ne operuam me shumë vonesë atje. Këto elementë që janë atje ishin të lidhur me penxhere nga Isuf Haluca, bie fjala, këto duheshin shpartalluar, se të krijosh skandalin në burg kur të duash...Prandaj ju porosis shokë që jepini një kontroll përsëri kampeve dhe burgjeve. Janë objekt e armikut. Armiku të shpërthejë një kamp që ka 1 mijë vetë, ai është një skandal politik i padëgjuar....

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...