1920/Mbledhjet e qeverisë në Lushnjë dhe Kavajë

Premte, 07 February 2020 16:19
Vendimi i Këshillit të Ministrave Vendimi i Këshillit të Ministrave

Nga Kastriot Dervishi

Qeveria e dalë nga mbledhja e Lushnjës, bëri përpjekje për t’u vendosur në Durrës, që ishte edhe kryeqyteti i vendit. Më 6 shkurt 1920, Këshilli i Naltë së bashku me qeverinë u larguan me ceremoni festive nga Lushnja, për në Kavajë. Komanda italiane e ndodhur në Durrës, mori masa për ndalimin e qeverisë dhe Këshillit të Naltë për në Durrës. Mbledhja e parë e qeverisë është bërë në Kavajë. Në aktet e trashëguara vërehen nënshkrimet e ministrave Eshref Frashëri, Hoxha Kadri, Ndoc Çoba, Sotir Peci, Ahmet Zogu. Në Shijak ku është vendosur qeveria para se të shkojë në Tiranë nuk është marrë asnjë vendim. Vendimet ndalojnë më 7 shkurt dhe vijojnë më 12 shkurt 1920 në Tiranë. Në dokumentin e datës 6 shkurt 1920, vihet re dërgimi i Ahmet Zogut në Tiranë, si duket për të përgatitur qëndrimin e institucioneve të reja atje. Bie në sy, mungesa e kryeministrit. Zogu ka përgatitur kushtet për hyrjen pa probleme të drejtuesve të rinj të shtetit atje. Në këtë mënyrë, rezulton se vendimi i përbashkët i qeverisë dhe regjencës për të shkuar në Tiranë të jetë marrë pa një akt zyrtar. Vijimi i mbledhjeve është në këtë mënyrë sipas qyteteve:

 

-5 shkurt 1920, ora 14.30, Lushnjë

Ministrat vendosën:

1-Këshilli i Ministrave dhe Këshillit të Naltë të vendoseshin në Kavajë dhe nga atje të merrej vendim mbi situatën.

2-Shpërndarja e delegatëve

3-Këshilli Kombëtar (parlamenti) të çelej më 14.2.1920 (gjë e cila nuk u realizua këtë datë).

 

-6 shkurt 1920, ora 15.30, Lushnjë

U vendos po nga ata ministra, dhënia e kompetencës prefektit të Beratit Xhafer Ypi të emëronte zëvendësisht nënprefektë dhe nëpunës të tjerë të administratës.

 

-6 shkurt 1920, ora 20.30, Kavajë

Qeveria është mbledhur në shtëpinë e Ahmet beut. Qeveria vendosi:

1-Dërgimin në Paris të Fazlli Frashërit për të marrë informacion dhe për të instruktuar anëtarët e delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes.

2-Vendosjen e qeverisë përkohësisht në Shijak dhe Ahmet Zogu të shkonte në Tiranë të nesërmen.

3-Dhënien Fazlli Frashërit të 5 mijë frangave. Nëse shuma nuk do t’i dilte, do lypte nga Fuat Dibra.

 

-7 shkurt 1920, ora 10.30, Kavajë

Qeveria vendosi:

1-Tërheqjen e komandës shqiptare të xhandarmërisë nga komanda italiane e drejtuar nga Bidolfi, duke e kaluar në varësi të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

2-Iu dha përgjigje majorit të xhandarmërisë së Elbasanit, për çështjen e rrogave të ushtarakëve e nëpunësve civilë, të cilat do paguheshin në datën 15 të çdo muajit.

Modifikuar më Premte, 07 February 2020 17:31
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...