Si të njihni një gënjeshtar

Tuesday, 16 October 2018 11:02

Askujt nuk i pëlqen që të gënjehet për situata apo ngjarje të caktuara, sidomos nëse është gënjyer nga partneri/ja, miqtë apo kolegët.

Por ka disa mënyra për të mos rënë pre e gënjeshtrave. Një nga këto është gjuha e trupit dhe parë nga ky këndvështrim, mund ta kuptoni fare lehtë nëse dikush po ju gënjen. Kjo mund të funksionojnë në rastet e personave që i njihni prej kohësh.

Psikologu i sjelljes Jo Hemmings shpjegon se nuk mund ta njihni gjuhën e trupit të një personi që është i huaj për ju, dhe nuk mund ta kuptoni kur ju gënjen ose jo. Megjithatë edhe këtu ekziston një sekret. Kur përpiqet t’ju shpjegojë diçka në mënyrë tepër të ndërlikuar, kini parasysh se mund të jetë duke iu mashtruar.

Kur është fjala për personat që i njihni mirë, psikologu Hemmings thotë se dallohen shumë lehtë nga mimika e fytyrës.

NJË SHOK

Duke supozuar se e njihni mirë këtë person, jeni të familjarizuar edhe me shprehjet e tij të fytyrës. Kur përpiqen t’ju gënjejnë, ata skuqen në fytyrë nga ankthi që kanë, mund të kafshnojnë buzën, shmangin kontaktin direkt në sy ose përpiqen që t’ju injorojnë sa më shpejt. Ju do ta kuptoni se diçka nuk shkon.

NJË KOLEG NË PUNË

Ndryshe nga një mik të cilin e njihni në një ambient personal, një koleg pune mund të mos shfaqë karakterin e tij të vërtetë në mjedisin profesional. Kështu do të jetë më e vështirë për të kuptuar gënjeshtrën tek ai/ajo. Megjithatë, përqëndrohuni te gjestet trupore më shumë se sa te mimika e fytyrës për personat që nuk i njihni aq mirë. Zakonisht kolegët në punë përdorin krahët dhe duart e tyre, duke i shtrirë më shumë apo e kundërta, se sa zakonisht. Ndryshimi nga sjellja e zakonshme që bën në ambientin e punës është çelësi i sekretit. Edhe mënyra e të folurit është një aspekt. Nëse flet shumë shpejt apo shumë ngadalë se zakonisht, mund të mos jetë duke thënë të vërtetën.

PARTNERI/JA

Partneri apo partnerja është personi më i afërt se kushdo tjetër në jetën tuaj. Ju mendoni se e njihni mjaft mirë dhe e dalloni fare lehtë kur ju gënjen, por gaboheni. Në fakt e kundërta është e vërtetë. Që do të thotë se partneri/ja ndryshon sjelljen e zakonshme kur gënjen. Kështu, partneri/ja tregon më shumë përkujdes ndaj jush, duke ju thënë se kurrë nuk do t’ju gënjejë apo kurrë nuk do t’ju akuzojë për gënjeshtra në mënyrë që të justifikojë veprimet e tij/saj.

NJË PUNONJËS NË RESTORANT APO NË DYQANE

Me persona të tillë që mund të haseni rrallë apo shumë rrallë, nuk keni se si ta njihni gjuhën e tyre të trupit. Një person i tillë, i cili mund të jetë duke mbrojtur veten apo biznesin e tij duke thënë një gënjeshtër për të shmangur një situatë të vështirë, është i prirur që të japë arsye komplekse dhe të ndërlikuar. Në këtë mënyrë, ata “blejnë kohë” për të menduar çfarë të thonë, ose mund të jetë një përpjekje për t’ju ngatërruar. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...