Radhët në Kakavijë, ish-deputeti i Gjirokastrës: Qeveria shqiptare të organizojë testime në kufi në bashkëpunim me Greqinë

Premte, 14 August 2020 17:52

 

Shehu: Rama shkatërroi marrëveshjen për kufirin detar dhe marrëdhëniet diplomatike me Greqinë
Ish-deputeti i Partisë Demokratike në Qarkunh e Gjirokastrës Tritan Shehu denoncoi situatën shqetësuaese që po kalojnë në këto orët e fundit qytetarët shqiptarë që presin prej ditësh të kalojnë në territorin grek.
Në cilësinë edhe të ish-ministrit të Shëndetësisë, Shehu thekson se zgjidhja e vetme për eliminimin e radhëve kilometrike në Kakavijë është që Qeveria shqiptare të organizojë testime në kufi në bashkëpunim me Greqinë, pasi siç thotë ai, pala greke në kufi bën më shumë testime të shqiptarëve në ditë se sa bëhen në Shqipëri.
“Radhët e gjata tragjike, pasojë e izolimit të Shqipërisë, si “delja e zezë Covid” në Europë. Rama kaloi me indiferentizëm pranë qytetarëve. Pala greke në kufi bën më shumë testime të shqiptarëve në ditë se sa bëhen në Shqipëri. Qeveria shqiptare të organizojë testime në kufi në bashkëpunim me Greqinë. Kështu mund të hapen edhe pikat e tjera të kalimit”, shprehet Tritan Shehu.

Gjatë intervistës së tij dhënë për “Syri Tv”, ish-deputeti i PD-së akuzoi kryeministrin Edi Rama si shkatërruesin jo vetëm të marrëveshjes detare, por edhe të shkatërrimit të marrëdhënieve me Greqinë. Sipas tij, marrëveshja e delitimimit të kufirit detar me Greqinë që u firmos mes dy vendeve në vitin 2009 ishte marrëveshja më e mirë e mundshme. Sipas tij, Rama me marrëveshjen që po tenton të bëjë aktualisht, po i jeq Greqisë dyfishin e territorit detar që u kërkua 11 vite më parë.

“Rama shkatërroi marrëveshjen detare me Greqinë dhe marrëdhëniet me atë. Marrëveshja e 2009-ës ishte më e mira e mundshme. Ministri i Jashtëm i Greqisë aktualisht ka folur për 12 milje në vend të 6 të 2009-ës. Është iluzion që Rama në “ikje” mund të bëjë tani një marrëveshje të tillë. Kjo tashmë i takon Qeverisë së ardhshme Demokratike”, deklaroi Tritan Shehu.

Modifikuar më Hënë, 17 August 2020 21:49
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...