Nga Ylli Manjani
220 000 dullaro në dorë +80 000 dullaro te parkingu=300 000 dullaro të dhëna nga Rilindja në të zezë për të blerë FBI-në. Kaq flitet deri tani. Kush e di sa ka ende, se atë të arrestuarin atje e kemi prapë mik…
Dhe nuk është se s’e kanë blerë, me thënë të drejtën.
Na hapën barkun me deklarata “FBI ka thënë…”; “FBI po trajnon prokurorët…”; “FBI kështu… e FBI ashtu..” Nuk po flas këtu për deklaratat FBI-ste, bërë nga të rrjedhurit e njohur të ekraneve politike.
Dhe populli këtu i hëngri të tëra. Helbete FBI ka emër të madh.
Mirëpo ne e paskemi patur mik FBI-në. Madje edhe e paskemi tumllosë n’pare mikun e FBI-së. Dollarë të thata në dorë….
Tani ky SPAK-u do hetojë ndonjë gjë, apo ska kohë se po merret me kallëzimin e rremë të Ulsiut?!
Këtë radhë denoncimi nuk vjen nga Mother Jones (nana e Jones), po nga nana e punës…
—
P.S. Ku është Duçka e kush është Kuçka.
Kjo është çështja!


