Vendimi final i PD-LSI: S’ka zgjedhje pa u plotësuar kushtet për qeveri tranzitore

Premte, 19 Prill 2019 17:31

Këshilli Kombëtar i PD dhe Kryesia e LSI, dy forumet kryesore të partive më të mëdha në opozitë, kanë dalë dhe me një qëndrim të përbashkët për aksionin politik të ditëve dhe muajve në vijim. Qëndrimi i opozitës, që ka dhe mbështetjen e gjithë partive të tjera, bazohet në disa pika kryesore pa plotësimin e të cilave nuk mund të flitet për zgjidhje të krizës politike në vend.

Partitë e opozitës theksojnë se në situatën aktuale zhvillimi i zgjedhjeve vendore të 30 qershorit është i pamundur. Nisur nga kjo, në deklaratat e PD shprehet hapur qëndrimi se zgjedhjet fallso nga ana e qeverisë “Rama” nuk do të lejohet që të ndodhin. Në këtë mënyrë opozita ka zyrtarizuar përfundimisht, me vendimin e forumeve partiake respektive, bojkotin e zgjedhjeve lokale. PD paralajmëron dhe tensione të forta nëse qeveria “Rama” do të hyjë në këto zgjedhje me opozitën fasadë që po krijon në Kuvend. “Partia Demokratike e Shqipërisë angazhohet të mos lejojë përveç zgjedhjeve të lira asnjë farsë elektorale, të organizuar nga Qeveria ilegjitime e Edi Ramës. Përmes përshkallëzimit të aksionit opozitar, Partia Demokratike e Shqipërisë angazhohet të pamundësojë mbajtjen e zgjedhjeve fasadë, të diktuara nga pakti i Edi Ramës me krimin e organizuar dhe paratë e pista të tyre, shkatërrimtare për demokracinë dhe zgjedhjet e lira”,- thuhet në vendimin e Këshillit Kombëtar të PD. Pika tjetër e rëndësishme e qëndrimeve të opozitës është krijimi i një qeveri tranzitore, si kusht i domosdoshëm për zgjedhje të lira. Qeveria tranzitore shihet si e vetmja mënyrë për të rikthyer normalitetin politik. Kërkesa për qeveri tranzitore, automatikisht nënkupton dhe largimin e Edi Ramës nga posti i Kryeministrit. Kreu i PD-së, Lulzim Basha deklaroi dje për mediat se me Edi Ramën mund të zhvillohen negociata vetëm në cilësinë e kryetarit të Partisë Socialiste, por jo atë të kreut të qeverisë. Pjesë e vendimeve të partive të opozitës dje ka qenë dhe mënyra e funksionimit të qeverisë tranzitore, mandati i saj dhe objektivat që duhet të përmbushë. “Largimi i Ramës është kusht i parë dhe i panegociueshëm për nisjen e dialogut politike me PS, dialog i cili duhet të çojë në një qeveri tranzitore me mandat për të përgatitur zgjedhje të lira dhe të ndershme. Në bashkëpunim jo vetëm me aleatët tanë politikë, por me gjithë shoqërinë, gjatë ditëve dhe javëve në vijim, ne do të shpalosim propozimet tona për mandatin e qeverisë tranzitore dhe propozimet tona do t’i nënshtrohen një diskutimi publik, në mënyrë që mandati dhe detyrat e qeverisë tranzitore të mos jenë thjesht kalkulim politik i opozitës së bashkuar, por të përfaqësojnë konsensus më të gjerë shoqëror”,- deklaroi Lulzim Basha. Në të njëjtën linjë me qëndrimin e PD-së, zv/kryetari i LSI, Luan Rama deklaroi pas mbledhjes së Kryesisë së kësaj partisë se e vetmja zgjedhje për të shpëtuar vendin nga kriza politike, krimi dhe korrupsioni është vetëm qeveria tranzitore që do të krijojë kushtet e zgjedhjeve të parakohshëme. “Për fat të keq Shqipëria është rikthyer në kushtet e realitetit politik të viteve ‘90-‘91, kur Parlamentit të atëhershëm të Partisë së Punës, i mbeti vetëm një detyrë. Të çonte vendin në zgjedhje për të garantuar pluralizmin politik dhe demokracinë pluraliste në Shqipëri. Ndaj dhe sot kjo mazhorancë ka vetëm një detyrë. Të çojë vendin në zgjedhje të parakohshme për të garantuar proces zgjedhor, të lirë të ndershëm, të barabartë, në mënyrë që qytetarët shqiptarë, jo vetëm të votojnë, por mbi të gjitha të kenë të drejtën të zgjedhin”,- deklaroi Luan Rama. Në ditët në vijim, opozita pritet të dalë me plan të detajuar për mënyrën sesi duhet të funksionojë qeveria tranzitore dhe cilat do të jenë detyrat e saj.

Ndërkohë po mbrëmë ish-kryeministri Berisha bëri një deklaratë shumë të fortë kur tha në abcneës se nëse Rama nuk pranon qeveri tranzitore për zgjedhje të reja korrekte, atëhere vendi po shkon në luftë civile sepse opozita nuk do të lejojë në asnjë mënyrë zgjedhje me 30 qershor pa këto kushte.

Modifikuar më Premte, 19 Prill 2019 18:22
Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...