LSI kallëzim penal ndaj drejtoreshës së Tatimeve, Shehaj: Biznesi i saj veprime antiligjore në disa institucione shtetërore

Diel, 24 Janar 2021 13:07

 

Lëvizja Socialiste për Integrim paralajmëroi të dielën një kallëzim penal ndaj Drejtoreshës së Përgjithshme të Tatimeve e cila përmes biznesit të saj kryente veprime antiligjore në disa institucione shtetërore. Në një deklaratë për mediat, nënkryetarja e LSI-së Tiranë, Brisida Shehaj u shpreh se edhe pse kompania e saj rezultonte nën sekuestro nga tatimet, ajo u lejua të tjetërsonte aksionet dhe sot që flasim, tha ajo, kompania në fjalë vazhdon të jetë në listën e debitorëve.

“Disa ditë më parë Lëvizja Socialiste për Integrim paraqiti me fakte sesi shteti vihet në dispozicion të familjarëve.

 

Ne denoncuam faktin që biznesi i Drejtoreshës se Përgjithshme të Tatimeve kryente veprime antiligjore në disa institucione shtetërore.

Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve bënte nul dhe shkresat e dala nga institucioni që ajo vetë drejton.

Dhe pse kompania rezultonte nën sekuestro nga tatimet ajo u lejua të tjetërsonte aksionet.

Dhe sot që flasim kompania vazhdon të jetë në listën e debitorëve.

Sipas parashikimit të nenit 89 pika 2 të Ligjit Nr. 9920, datë 19.5.2008 “Për procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar saktësohet se:

Nëse tatimpaguesi nuk përdor të drejtën e ankimit dhe nuk paguan detyrimin tatimor, administrata tatimore duhet ta mbledhë tatimin, duke përdorur njërën ose disa prej mënyrave, të parashikuara në këtë kre.

Nenit 91 i Ligjit Nr. 9920, datë 19.5.2008 “Për procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar ku saktësohen se:

Nëse tatimpaguesi nuk paguan në datën e caktuar detyrimin tatimor, në përputhje me nenin 89 të këtij ligji, detyrimi tatimor i papaguar sigurohet në favor të administratës tatimore mbi të gjithë pasurinë e tatimpaguesit.
Masa e sigurimit të detyrimit tatimor të papaguar mund të jetë, sipas rastit, barrë siguruese dhe/ose barrë hipotekore. Vendimi për të vendosur një barrë siguruese dhe/ose barrë hipotekore mbi pasurinë e tatimpaguesit bëhet me shkrim nga drejtori i drejtorisë rajonale.
Dhe shkresa tip që po ju paraqesim sot përmban këto dispozita ligjore që sapo cituam më lart.

Çdo pretendim fals i ngritur rrëzohet nga ligji i cili shprehet shumë qartë.

Në Nenin 77 pika 8, të Ligjit Nr. 9920, datë 19.5.2008 “Për procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar saktësohet se:

Në rastin kur për tatimpaguesin ka filluar mbledhja me forcë e detyrimeve tatimore, në përputhje me nenin 91, të këtij ligji, pavarësisht nga lidhja e marrëveshjes së pagesës me këste, administrata tatimore, për të siguruar pagesën e detyrimit tatimor nuk heq dorë nga kjo masë. (Pra nga barra siguruese në QKB)

Veç shkeljeve të neneve të ligjit organik Nr. 9920, datë 19.5.2008 “Për procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, cituara më sipër, procedura vjen në kundërshtim të hapur me disponimin e Kodit Civil dhe më saktësisht të nenit 496 të tij ku përcaktohet:

Zëvendësimi i debitorit me një person tjetër, i cili merr përsipër detyrimin, mund të bëhet vetëm me pëlqimin e kreditorit.
Dyshimet forcohen nga momenti që Qendra Kombëtare e Biznesit lejon pasqyrimin e ndryshimeve në regjistrin tregtar në momentin që kompania dhe asetet e luajtshme dhe të pa luajtshme të saj kanë qenë nën sekuestro.

Për këtë arsye pyesim:

Përse QKB-ja në momentin që një shoqëri ka detyrime fiskale dhe një urdhër përmbarimi për vënien e sekuestros, ka lejuar shitjen e kuotave të kapitalit të shoqërisë?
A ka bërë shkresën përkatëse Drejtoria e Tatimeve dhe a është pasqyruar ajo në aktet e shoqërisë në QKB?
Këto shkelje ligjore tregojnë qartë përfshirjen e institucioneve shtetërore të cilët me veprime apo mos veprimet ka konsumuar element të veprave penale ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike, të shpërdorimit të detyrës, dhe përfitimit të paligjshëm të interesave, parashikuar respektivisht nga nenet 245/1, 248 dhe 257 të Kodit Penal.

Për këtë aferë LSI pa vonesë do të depozitojë pranë SPAK kallëzim penal”, u shpreh nënkryetarja e LSI-së Tiranë, Brisida Shehaj

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...