Monika më e ndjeshme se kurrë, disa fjalë për njeriun që e solli në jetë

Saturday, 28 Prill 2018 17:42

Një grua e fortë, që shkruan aq ndjeshëm për nënën  e saj. Monika Kryemadhi është zhveshur sot nga petku i politikanes, ka lënë mënjëanë akuzat për qeverinë e krimit dhe drogës, dhe i ka kushtuar një status të ndjerë nënës së saj pasi ajo ka ditëlindjen.

Kryemadhi, në një status në Facebook shkruan se nëna ëe saj është heroina e saj e heshtur.

Edhe stafi i 55news.al i uroj “Gezuar ditëlindjen” nënës së Monika Kryemadhit.

URIMI I KRYEMADHIT

Sot ti ke ditelindjen!

Një buqetë me lule do të ishte rutinë, si ajo që bëhet gjithmonë me miqtë për ti uruar.

Buqetën e dashurisë që ti më ke dhuruar, lumin e mirësisë që solle tek unë dhe sakrificat e tua të panumërta për mua nuk mund ti mbledh në një buqetë me lule.

Ti heroina ime e heshtur, që më jep dorën në çdo moment, edhe sot që unë jam nënë, për ty nuk do mjaftonin lulet e të gjitha kopshteve të botës.

Të dua shumë mami im!

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.