Nara konfirmon se Icardi edhe këtë vit do të jetë në Inter

Premte, 23 August 2019 16:23

Wanda Nara i ka thënë të gjitha por vetëm ka mbetur të konfirmohet zyrtarisht që Mauro Icardi do të mbetet një lojtar i Interit, ashtu sikurse është raportuar më parë dhe se ai do të stërvitet me skuadrën e parë këtë mbrëmje. Spekulimet se Icardi do të largohet këtë verë janë ftohur dhe këtë e ka konfirmuar edhe Wanda Nara, agjente dhe gruaja e Icardit gjatë një mbrëmja me gratë e tjera të futbollistëve të Interit, pasi që e dashura e Lautaro Martinez festoi ditëlindjen e 22-të mbrëmë.

“Edhe një tjetër vit së bashku”, ka shkruar ajo poshtë kësaj fotografie.

Sport Mediaset dhe Sky Sport Italia, në anën tjetër kanë raportuar që sulmuesi është ftuar sonte për të stërvitur në mbrëmje në San Siro.

26 vjeçari është konsideruar si person non grata gjatë pothuajse tërë verën, ka stërvitur i vetmuar përderisa skuadra ishte jashtë për ndeshjet parasezonale në International Champions Cup.

Megjithatë, ai ka dhënë disa herë shenja në rrjetet sociale se dëshiron të mbetet në skuadër të Interit dhe ti tregojë Antonio Contes, s’paku derisa shtëpia e tij e re është afër stadiumit të Interit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...