Ad imageAd image

Buffon: Keqardhje për humbjen, krahason Ronaldon me Pele dhe Maradona

2 min lexim

Ndeshja e sotme duket se e ka prekur shumë portierin e Juventusit, Xhanluixhi Bufon.  Rezultati i çerekfinales së parë së “Chamiops League”me shifrat 3-0 për madrilenët ishte shumë turpërues për skuadrën e “zonjës së vjetër” e vecanërisht për të madhin Bufon.

“Ronaldo është një lojtar i nivelit ndërkombëtar, bashkë me Mesin po siguron fitoret më të rëndësishme të skuadrave të tyre dhe kjo do të thotë se vlera e tyre duhet të barasvlerësohet me ato të Maradona e Pele për mënyrën se si ndikojnë në lojën dhe trofetë e skuadrave të tyre.

Kemi luajtur kundër kampioneve të një niveli të pabesueshëm. Ekziston një aftësia e jashtëzakonshme që të detyron të jesh më pak preciz se zakonisht, por kjo për faktin se je përballur me më të mirët dhe është e pranueshme që gjërat mund të shkojnë kështu. Po flasim për njerëz që bëjnë 500 gola në karrierë, do të jetë një arsye pse.

- reklamë -
Ad imageAd image

Ndjej pakënaqësi, në fund me siguri nuk do të mund të vazhdojmë në turne dhe kjo padyshim është një keqardhje. Por është edhe e vërtetë që kundër disa rivalësh duhet të jesh i qetë dhe t’u bësh komplimente të tjerëve të cilët janë më të fortë”, tha Bufon.

Ndani këtë artikull