Bie nga kati i dytë i ndërtesës ku punonte, humb jetën tragjikisht punëtori

Premte, 13 Prill 2018 11:17

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Shkodër, ku një punëtor ka rënë nga lartësia dhe për pasojë ka gjetur vdekjen. Incidenti ndodhi në lagjen ‘Guerrile’. Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet Xh.C., 61 vjeç. Policia e Shkodrës ka arrestuar supervizorin e ndërtimit, Kolë Pohja, pasi ishte i paliçensuar.

Njoftimi i policisë:

Më datë 12.04.2018, nga Seksioni për hetimin dhe parandalimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shkodër u arrestua në flagrancë shtetasi: Kolë Pohja, 63 vjeç, banues në lagjen Perash, Shkodër. Arrestimi i tij u bë pasi me detyrë supervizor ndertimesh i paliçensuar, gjatë punimeve në një objekt tre katësh në lagjen “Guerrile” Shkodër, është rrëzuar nga kati i dytë duke punuar shtetasi Xh. C. 61 vjeç, banues në lagjen Guerrile, i cili ka gjetur vdekjen.

Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Punësimi i paligjshëm”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Shkelja e rregullave dhe mbrojtjes në punë”, parashikuar nga nenet 170/a, 180 dhe 289 të Kodit Penal.

Modifikuar më Premte, 13 Prill 2018 11:26
Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...