Ndryshimet e klimatike: Ja katastrofa që pritet në prodhim

Premte, 13 Prill 2018 13:25

Ndryshimet klimatike po sjellin një ndrsyshim të madh në botë. Ndërsa rajonet e ftohta bëhen më të ngrohta, dhe vendet e ngrohta ende më të nxehta, bujqësia dhe peshkimi po vuajnë efektet e para.

Sipas një harte të publikuar nga Bloomberg sot, vihet re se Shqipëria është në vendet që do të ndikohet nga furnizimi me ushqime të caktuara, që sipas Institutit të Kërkimeve për Politika Ushqimore, në 2050 vendi ynë do të ketë një humbje nga 5-25 %.

Vendet më të rrezikuara nga këto ndryshime janë kryesisht vendet aziatike, ndërsa edhe Europa do të ketë ndikimin e tij në këtë sektor. Italia, Franca, Spanja e Portugalia vihen re që do të kenë humbje më të mëdha deri në 2050, sugjeron projeksioni i Insitutit. Një tjetër anë e medaljes jep shtetet të cilat do të ‘fitojnë’ një klimë të tillë që të kultivojnë më tepër kultura, në rastin e raportit janë shtetet e Europës Qendrore e Lindore.

Një klimë në zhvillim do të thotë ndryshime të mëdha për njerëzit që rriten, ‘luftojnë’ për të jetuar, dhe të gjithë të tjerët që blejnë dhe hanë atë që prodhojnë.

Ka fitues dhe humbës. Ka kërcënime për cilësinë e prodhimeve bazë të botës, duke përfshirë grurin dhe misrin, si dhe lukse të tilla si vera Bordeaux dhe kafeja. Ekspertët sugjerojnë se përmes mungesës ose përmbytjes, furnizimi me ushqime mund të çekuilibrojë edhe çmimet.

Ndërsa rriten temperaturat, kushtet më të mira të rritjes për shumë kultura po largohen nga tropikët dhe nga toka më e ulët, e shtrirë deri në zonat më të freskëta. Peshqit dhe gjallesa të tjera nënujore, gjithashtu, po migrojnë në det të ftohtë pasi habitatet e tyre po ngrohen.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...