Skandali/ Shtohen ndjeshëm rastet e zgjebes, ja cilat janë simptomat

Hënë, 30 July 2018 14:29

Nëse keni kruarje të forta në duar, sidomos midis gishtërinjve, në sqetulla apo në zonën e organeve gjenitale, këshilla e mjekëve është të vizitoheni sa më parë tek dermatologu, pasi konstatohet një shtim i dukshëm të rasteve me infeksionin e zgjebes.

Një lajm të tillë e konfirmon edhe doktoreshë Violeta Dajci, e cila punon në Shërbimin e Dermatologjisë në QSUT.

Zgjebja është një parazit i vogël dhe pothuaj i padukshëm, me gjatësi 0.5 milimetra, i cili arrin të shpojë lëkurën duke u futur në brendësi ku nis të shumohet.

Mbushja e lëkurës me këtë parazit shkakton kruajtje të forta. Në shumë raste i sëmuri me zgjebe priret ta fshehë sëmundjen e tij derisa ajo bëhet kritike dhe i mbulon trupin. Kjo lidhet me stigmën e trashëguar sipas së cilës zgjebja është sëmundje që lidhet me higjienën e ulët personale të individit.

Por një perceptim i tillë është i gabuar, pasi parazitët mikroskopikë mund të transmetohen edhe përmes një shtrëngimi duarsh me personin bartës.

Zgjebja krijon një nevojë të fortë për t’u kruajtur për rreth 2-3 javë pas infektimit. Kruajtja, e cila është reagim alergjik ndaj parazitit të zgjebes, shfaqet më e rënduar në mbrëmje dhe gjatë natës. Nëse mjeku konfirmon sëmundjen, atëherë terapia kundër zgjebes duhet të aplikohet paralelisht si tek pacienti dhe tek personat, që i rinë afër më së pari bashkëshortja apo bashkëshorti, dhe në shumë raste kura me bazë squfuri aplikohet në të gjithë familjen.

Modifikuar më Hënë, 30 July 2018 14:47
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...