I dehuri, me 120 km/h në orë, me gruan dhe 2 fëmijët e vegjël në makinë

Saturday, 18 August 2018 08:46

Policia e Tiranës ka ndaluar në kohë një automjet në rrugën "Ferit Xhajko", ku kryefamiljari i dehur qarkullonte me 120 km/ h ndërkohë që në makinë kishte gruan me dy fëmijët e vegjël.

Ndalimi ndodhi mbrëmjen e së premtes në kuadër të Planit Operacional “Tispol Gusht 2018” në kryeqytet në rrugët dhe zonat kryesore te evidentuara si “njolla te zeza” për shkak te ngjarjeve rrugore te ndodhura.

Gjithashtu raste ekstreme u konstatuan në rrugën e Kavajës” ku shpejtësia e lëvizjes së automjeteve varionte nga 93 km/h deri ne 99 km/h, ndërkohë që shpejtësia maksimale e lejuar është jo me shumë se 30 km/h.

Gjithashtu deri në këto momente janë arrestuar ne kushtet e flagrancës 5 persona, nga të cilët 4 në gjendje të dehur ishin 4 persona dhe 1 i papajisur me leje drejtimi.

Janë pezulluar 32 leje drejtimi nga të cilat, 20 për drejtim mjeti nen ndikimin e alkoolit dhe 12 për shpejtësi tej normave të lejuara si dhe janë ndaluar administrativisht 12 mjete për detyrime administrative të pashlyera.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...