×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

“Shqipëria e goditur që në lashtësi nga tërmetet”, flet sizmiologu shqiptar: Çfarë duhet të bëjnë qytetarët kur…

Saturday, 18 August 2018 18:23

Sizmiologu Edmond Dushi, i ftuar në studion e ‘Fax News’ foli për aktivitetin sizmiologjik që ka vendi ynë ndër vite.  Duke iu referuar tërmeteve të fundit që goditën Shqipërinë përgjatë këtij muaji, kryesisht me epiqendër Gjirin e Lalzit dhe Bulqizën, Dushi u shpreh se shteti duhet të marrë masa që të identifikojë banesat që nuk tolerojnë aktivitete të tilla dhe si pasojë kanë edhe dëmtime.

Flasim për Gjirin e Lalëzit dhe zonën e Bulziqë- Mat. Në Gjirin e Lalëzit aktiviteti mund të ndjehet vetëm përmes instumentve, ndërsa në zonën  e dytë aktiviteti ka ndaluar. Varet nga tipet e banesave që popullojnë zonën, disa prej shtëpive ishin goxha të amortizuara ndaj edhe ka pasur edhe dëme, ndaj shteti duhet të vërë dorë që të identifikojë të tilla raste dhe të marrë masa” u shpreh ai.

Sizmiologu ndër të tjera theksoi se tërmetet  në vendin tonë janë evidentuar që në lashtësi, por vetëm në përgjatë viteve 60 kanë filluar të dokumentohen.

Aktivitet në shqipëri kanë filluar të dokumentohen që në vitet 60, ndërsa janë evidentuar që në kohët e hershme dhe natyrisht me fillimin e sizmiologjisë. Pjesën më të madhe e ka të bazuar në këto mbishkrime, ndërsa pas viteve 60 janë dokumentuar.  Zonat që ishin aktive, dallohen për çarjet tokës. Nuk kemi magnituta mbi 6 që ne t’i konsiderojmë të rrezikshme. Potenciali i pllakave është aq i fuqishëm sa mund të gjenerojë vetëm tërmete të shkallës poshtë 6  të shkallës Rihter”, u shpreh ai.

Dushi foli edhe për një dukuri që nxit aktivitetin e pllakave tektonike  nga faktorë të jashtme. Të cilësuara si tërmete artificiale, Dushi tha që ky fenomen ndodh jo vetëm në botë, por edhe në Shqipëri. Ndërkaq sipas tij infrastruktura që ka vendi ynë nuk e lejon studimin e këtij fenomeni.

Tashmë nuk është teori, tërmetet artificiale ekzistojnë dhe janë gjerësisht në botë. Ndikojnë në aktivitetin sizmiologjik, ata janë gjithmonë më të vegjël, mund të shkaktojnë edhe dëme varet nga zona që bien. Në zona ku ka thyerje tektonike, psh pranë liqeneve artificiale, mbushja e këtyreve zona japin një sforcim. Në vendin tonë është regjistruar në mbushjen e hidrocentralit të Fierzës dhe Komanit, ku ka rënë në vitet 79’, me një magnitudë 4.2 ballë të shkallës rihter duke shkaktuar edhe dëme.

Natyrisht akoma nuk është vënë pika mbi i mbi zonat ku ka aktivitet , duhet të kishim më shumë stacione të sizmiologjisë që të monitorjmë aktivitetin e lartë të tërmetëve. Po të kishim një monitorim më të saktë, do të kishin studiuar natyrën e këtyre tërmetëve.

 Fatkeqësisht nuk ka zona të mirëpërcaktuara për zonat e tërmeteve artificiale. Në Shqipëri nuk është një fenomen i spikatur”, u shpreh ai.

Por a do  të ketë zona të reja?

Sizmiologu Edmond Dushi,  u shpreh se përgjithësisht janë disa zona që njihen për aktivitetin sizmik, por kërkoi që studimet e bera duhet të udhëzojnë ndërtuesit që të bëjnë struktura të reja për të suportuar aktivitetin e lartë sizmik. Ndërkaq ai kwshillon qytetarët, që në raste tërmetesh, që zgjasin disa sekonda, nuk duhet të dalin nga ndërtesa, por të kërkojnë struktura të forta që mund të suportojnë lëvizjen.

Këto zona njihen dhe janë aktive herë pas herë, është fakt që këta zona tejkalojnë aktivitetin. Studimet do të bëjë të mundur parashikimin e çdo tërmeti. Ajo që duhet të bëjmë ne është të ndërtojmë struktura më të forta për të përballuar aktivitetin sizmik. Dhe ky është një pikë kyçe për ndërtuesin, në mënyrë që gjitha strukturat e reja të suportojnë dëmtimet nga tërmetet. Është e pamundur që ne të parashikojmë tërmetet. Dukuria është shumë komplekse dhe ka shumë faktorë që  gjenerojnë aktivitete. Mendoj që strukturat e reja janë shumë herë më të mira sesa ato të viteve 70. Po flasim për 2003, pas viteve 90’ kanë një shkallë më të mirë sigurie. Cilësia e materialit të ndërtimit shkon gjithmonë drejt përmirësimit. Madje qytetarët këshillohen të mos lëvizin, por të gjejnë struktura të forta që mund të suportojnë lëkundjen”, u shpreh ai.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...