Ndonëse u dërgua menjëherë në spital nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra. Ka ndërruar jetë 33 vjeçari Ervis Taka, i cili u përplas nga një makinë teksa udhëtonte me motorin e tij. Aksidenti ndodhi në aksin Tepelenë – Fier.
Sipas policisë, motori u përplas me një makinë me targa italiane në rrethana ende të paqarta. I plagosuri u dërgua në spitalin rajonal të Gjirokastrës.