Shkatërrohet banda e drogës në Korçë, arrestohen 7 persona (emrat)

Hënë, 20 August 2018 19:52

Një grup kriminal në fushën që kultivonin lëndë narkotikëve, është shkatërruar nga policia e Korçës.

Në pranga janë vënë 7 persona ndërsa janë shpallur në kërkim dy të tjerë.

Policia njofton se operacioni është ndjekur me metoda special hetimi, përmes përgjimit, vëzhgimit, kamulfimit dhe agjentëve policor të atashuar në zonën ku ishte planifikuar të zhvillohej aktiviteti kriminal në fshatin Velçan.

Të arrestuar janë:

  • · Selman Bitaj, 40 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, (në rolin e organizatorit)
  • · R.B, 17 vjeç,(kultivues)
  • · Poliksen Haxhiraj, 25 vjeç, (kultivues)
  • · Armand Pashollari, 30 vjeç, (kultivues)
  • · Jani Ibrahimllari, 49 vjeç,(kultivues)
  • · Vendim Fejzaj, 27 vjeç, (kultivues)
  • · Ligor Fejzaj, 56 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, të cilit iu gjet dhe sekuestrua një armë tip "Shotgun", pa leje (në rolin e rojes).

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve:

  • · N.I, 36 vjeç,(organizator)
  • · E.Ç, 26 vjeç, të dy të dënuar më parë për veprën “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” (bashkëpunëtor në kultivim).

Në lidhje me këtë rast u bë ndalimi edhe i shtetasit Enver Pashollari, 59 vjeç, me detyrë Kryetar i fshatit Velçan, pasi dyshohet se ka shpërdoruar detyrën, duke mos raportuar veprimtarinë kriminale të shtetasve të mësipërm.

Gjatë operacionit u dokumentua veprimtaria kriminale e ushtruar në territorin e fshatit Velçan, Njësia Administrative Gorë, në të cilin u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan një sasi bimë të dyshuara Cannabis Sativa.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për hetime të mëtejshme

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...