Bien ndjeshëm importet, më shumë se gjysma e telefonave në Shqipëri vijnë nga Kina

E mërkurë, 22 August 2018 08:00

Në ditët e sotme telefonat celularë janë bërë pjesë e pandashme e njeriut, deri në varësi, por edhe që kanë lehtësuar jetën e përditshme. Megjithatë importet e telefonave në Shqipëri kanë shënuar të dytin vit radhazi me rënie dyshifrore, sipas të dhënave nga Comtrade, që i referohet të dhënave doganore.

Importet e telefonave kanë shënuar rënie në 2017-n në vend. Vlera e importeve për telefonat ishte 32.8 milionë dollar, duke shënuar një rënie me rreth 27% për të dytin vitin me radhë. Vlera e importeve të telefonave në 2016-n ishte rreth 45 milionë dollarë, rreth 33% më pak se në 2015-n.
Pjesa më e madhe e tyre, sipas të dhënave të doganës, vijnë nga vendet aziatike. Vlera e importeve nga Kina ishte 18.5 milionë dollar, apo rreth 56% e vlerës totale të importeve.  Vendi i dytë për vlerën më të lartë të importeve ishte Vietnami, me rreth 8.4 milionë dollar. Të dy këto vende së bashku përgjigjen për rreth 82% të totalit të importeve.
Në vend të tretë për sa i përket importeve të telefonave është Italia. Nga vendi fqinj në 2017-n ne importuam rreth 1.2 milionë dollarë telefona, pasur me një diference të ngushtë nga Republika e Koresë me 1.17 milionë dollar.
Telefonat e importuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishin një vlerë prej 794 mijë dollarësh dhe pesha ndaj totalit të importeve zë vetëm 2% të totalit.
Tregu global i smartphone-ve në rënie
Shitjet botërore të smartphone-ve ranë për të tretin tremujor radhazi, nga prilli në qershor me 1,8% në 342.0 milionë njësi, krahasuar me 348.3 milionë njësi një vit më parë, sipas raportit të fundit të IDC.
Kjo është rënia e katërt tremujore në histori, e cila i atribuohet tkurrjes në disa tregje me penetrim të lartë, edhe pse raporti tregon se ekzistojnë tregje me rritje të shpejtë që duhet t’i rikthejnë dërgesat e smartphone-ve te një rritje të përgjithshme.

Modifikuar më E mërkurë, 22 August 2018 08:04
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...