OKB: Në Shqipëri, transporti publik kaotik, ka mungesë angazhimi për zgjidhje

E mërkurë, 22 August 2018 08:11

Transporti publik në Shqipëri edhe pse ka pësuar disa ndryshime të vogla pozitive sërish mbetet kaotik dhe me probleme. Të paktën këtë përcjell një raport i Komsionit Ekonomik për Europën në Kombet e Bashkuara i cili ndalet në një rishikim të gjithë elementëve të transportit në vendin tonë. I njëjti dokument vlerëson se nuk ka sot një mënyrë për të matur impaktet pozitive lidhur me përmirësimin e transportit publik dhe sigurisë rrugore në përgjithësi.

“Gjatë viteve të fundit as infrastruktura e transportit dhe as shërbimet e tij nuk kanë mbajtur të njëjtin ritëm me të cilin është rritur popullsia dhe rritja e numrit të makinave private. Këto ndryshime gjithmonë e më shumë kanë nxitur kërkesën për infrastrukturë më eficente si dhe plane të integruara për zhvillimin urban dhe menaxhimin e trafikut në qytetet e mëdha. Mungesa e rrugëve me kapacitetin e përshtatshëm të trafikut pengon funksionimin normal të transportit publik dhe aksesin në të ndërkohë që në disa zona të qytetit është shkak potencial për aksidente. Bllokimi i pjesëve anësore të rrugëve është shkaku më i madh i bllokimit të trafikut duke përkeqësuar shërbimin dhe duke ngadalësuar lëvizjen e trafikut” thuhet në raportin e Kombeve të Bashkuara.
Ashtu sikurse është lakuar vazhdimisht edhe në raporte të tjera mënyra sesi është ndërtuar në të gjithë vendin pa planfikim dhe kontroll ka peshën e saj në kaosin e trafikut në përgjithësi por edhe në mungesën e transportit publik në zona ku kalimi bëhet i pamundur.
“Shumcia e ndërtimeve të reja në Shqipëri në dy dekadat e fundit është ndërtuar pa lehtësitë e parkimit të makinave dhe si rezultat i kësaj makinat parkohen në rrugë duke u bërë shkak për tarfik të rënduar. Këmbësorët janë grupi që e vuan më shumë situatën aktuale në termat e pamjaftueeshëmrisë së faciliteteve të kalimit në rrugë” thuhet në raport.
Në dokument bëhet edhe një renditje e çështjeve serioze që ndikojnë në sigurinë e transportit urban në Shqipëri ku ndër të tjera thuhet se zgjidhja vonon jo për shkak të mungesës së njohurive por të angazhimit.
“Përfshirja e përmriësimeve të sigurisë rrugore urbane ka qenë e ngadaltë dhe zbatimi nuk kufizohet nga mungesa e njohurive por nga mungesa e angazhimit dhe jo adekuat të kapaciteteve insiucionale. Shumë pak projekte sigurie janë fokusuar në problemet urbane apo zgjidhjet por ka pasur një rritje të theksit  për përdoruesit më të rrezikuar në rrugë sidomos ata në qytete të mëdhenj. Ka shumë pak të dhëna mbi reduktimin e aksidenteve nga përmirëismi në transportin urbvan por ka disa rezultate prmetuese nga përmirësimet në kryqëzime ndërtimi i korsive të ndara për mjetet jomotorike si dhe prezantimin e pajisjeve për rregullimin e trafikut” vlerëson Komsioni Ekonomik për Europën në Kombet e Bashkuara.
Në situatën aktuale raporti vjen me dy propozime për masat që duhet të merren për të përmirësuar këtë gjendje.
Së pari raporti thekson se duhet të bëhet rritje e kapaciteve lokale duke ndërgjegjësuar se çështjet e sigurisë rrugore kanë rëndësi të njëjtë si kur bëhet fjalë për transportin kombëtar ashtu edhe për atë interurban dhe urban. Është sugjeruar që në mënyrë më të detajuar të qartësohen përgjegjësitë për sigurinë rrugore në nivelin e qeverisjes vendore e lidhur kjo  me reformën ligjore / rregullatoret si dhe  ofrimi i trajnimit apo asistencë teknike në ngritje të kapaciteteve për autoritetet lokale.
Së dyti pronësia nga aktorët lokalë dhe pjesëmarrja e komunitetit lokal cilësohet  si e rëndësishme për zbatimin e suksesshëm të masave lokale të sigurisë rrugore. Ajo përfshin forcimin e kapaciteteve dhe bashkëpunim më të mirë midis të gjitha agjencive / palëve të interesuara lokale dhe konsultimeve publike me banorët. Studime dhe analiza të nevojave të grupeve të ndryshme të përdoruesve të rrugës, sidomos këmbësorë, motoçiklistë dhe çiklistët duhet të jenë një kontribut i rëndësishëm për planet lokale të sigurisë rrugore.

Modifikuar më E mërkurë, 22 August 2018 08:16
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...