Ligji Antimafia përdoret për të vdekurin, por jo për mikun trafikant të Taulant Ballës

E mërkurë, 22 August 2018 19:18

Me shumë bujë policia shpërndau sot njoftimin se ka sekuestruar 1 milionë euro llogari bankare të një ish-trafikanti që sot nuk jeton më, pasi ai është vrarë në Greqi në vitin 2017. Këtë veprim, policia e ka justifikuar me zbatimin e ligjit antimafia . Në bazë të këtij ligji, Policia e Shtetit ka detyrimin që të kryejë verifikimet mbi aktivitetet financiare të personave të përfshirë ose të dënuar për vepra penale të krimit të organizuar.

Por ky ligj nuk ka gjetur zbatim te miku trafikant i Taulant Ballës, Edmond Bego, i dënuar me 21 vite burg në Itali.

Përtej faktit që, gjatë qeverisjes së socialistëve të Taulant Ballës, biznesi i mikut të tij dhe Aldo Bares, Mond Bego ka shumëfishuar fitimin, ai rezulton që nuk ka qenë asnjëherë subjekt i ligjit “Antimafia”.

Mond Bego rezulton të jetë subjekt i ligjit “Antimafia”, pasi ai është dënuar në Itali për pjesëmarrje në organizatë kriminale të përfshirë në narko-trafik.

Por, në asnjë rast, Policia në kohën e “Rilindjes”, fillimisht nën drejtimin e Saimir Tahirit dhe më tej të Fatmir Xhafaj, nuk kanë kryer asnjë verifikim dhe nuk kanë përcjellë në prokurori asnjë material për nisjen e hetimit pasuror për Mond Begon, mikun e ngushtë të Taulant Ballës.

Historia e Mond Begos me zyrtarët e lartë qeveritarë të “Rilindjes” përmblidhet në pak fjalë- ai shton pasurinë e tij gjatë kohës që Taulant Balla dhe kolegët e tij drejtojnë politikisht Shqipërinë. Nga ana tjetër, agjencia ligj zbatuese kryesore nën varësinë e qeverisë, Policia e Shtetit, nuk e përfshin në asnjë moment Mond Begon në verifikimet e saj në kuadër të ligjit “Antimafia”.

E, megjithë këto konstatime, Taulant Balla deklaron publikisht se “miku i tij, Mond Bego nuk ka pasur mbështetje politike as prej tij dhe as prej qeverisë….”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...