Drama e 7-vjeçares me astmë, pompa që e mban me oksigjen nuk ka energji

E mërkurë, 22 August 2018 20:11

Një 7 vjeçare në fshatin Lekaj të Lushnjes me astmë kronikë jeton prej 10 ditësh me pamundësinë për tu furnizuar normalisht me oksigjen pasi në familjen e Stela Dervishit mungon energjia elektrike. Për një jetë normale vajza ka nevojë për përdorimin e aparaturës së frymëmarrjes disa herë në ditë, por familja Dervishi që jeton në skamje nuk ka mundësi financiare të paguajë debitin e energjisë.

Stela Dervishi, 7 vjeçe nga fshati Lekaj i Lushnjes e ka të vështirë të marrë frymë normalisht pa ndihmën e një aparati pasi vuan nga astma kronike.

Për një jetë normale ajo ka nevojë të përdorë disa herë në ditë pompën elektrike që e ndihmon në furnizimin me oksigjen.

Por prej 10 ditësh, Stela nuk e ka vënë asnjë herë në punë aparaturën, pasi shtëpisë së familjes Dervishi i mungon energjia elektrike. prindërit e 7 vjecares nuk kanë pasur mundësinë ta paguajnë.

Gazetari: Po pompën pse nuk e bën sot?

Stela Dervishi:  Pompën do ta bëj, por nuk kam drita

Gazetari: Nuk keni drita, po pse?

Stela Dervishi:  Nuk vjen ai xhaxhi që ti lidhi

Gazetari: Po pse nuk i lidh ai xhaxhi?

Stela Dervishi:  Nuk kemi paguar lekët

Skamja është ulur këmbëkryq në këtë familje, por përkeqësimi i gjendjes së 7 vjecares është shqetësimi kryesor për tre anëtarët e tjerë.

Tefta Dervishi, nëna e Stelës thotë se e kanë të pamundur të paguajnë detyrimet financiare për energjinë elektrike. Por apeli është i fortë!

Ajo kërkon vetëm një llampë dhe dhe një prizë për të vënë në punë aparaturën që i jep frymë vajzës 7 vjecare.

Tefta Dervishi: Kam 10 muaj pa paguar dhe nuk kam mundësi ti paguaj. I lutem shtetit të më ndihmojë, të paktën të kem një llambë dhe ti vendos pompën vajzës që të marrë frymë, sepse nuk merr dot frymë po nuk pati pompën atje.

Familja me katër anëtarë jeton mes vështirësive të mëdha në këtë banesë thuajse të rrënuar në Lekas të Lushnjes, por thonë se kurrë nuk kanë marrë asnjë ndihmë pavarësisht varfërisë ekstreme që i ka shoqëruar gjatë gjithë jetës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...