×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Tragjike/ I vdiq vajza tre vite më parë, helmon veten gruaja në Sarandë

E Enjte, 23 August 2018 12:26

Gjendja e rëndë psikologjike ka nxitur 68 vjeçaren Hano Kullai, banore e fshatit Vergo, bashkia Delvinë, t’i japë fund jetës duke u vetëhelmuar pasi mori një sasi të konsiderueshme fostoksinë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në banesën e saj në fshatin Vergo ku ajo banonte me të birin. Sipas bluzave të bardha të Sarandës mësohet se 68 vjeçarja është dërguar në repartin e urgjencës së Sarandës në orën 20.50 të së mërkurës, në gjendje të rëndë.

Pas ndihmës së parë, sipas protokollit mjekësor,  dhe e shoqëruar me personel mjekësor është nisur për në Qendrën e Toksikologjisë në Tiranë. Por në rrugën nacionale, poshtë fshatit Lazarat 68 vjeçarja ka humbur jetën.

Burime nga grupi i hetimit në Komisariatin e Policisë në Delvinë bëjnë me dije se edhe herë të tjera 68 vjeçarja ka tentuar t’i jepte fund jetës. Situata e rënduar psikologjike e saj ka qenë pas vdekjes të së bijës, tre vite më parë, gjë të cilën ajo nuk ka mundur ta kapërcente dot, duke i dhënë fund jetës ditën e mërkurë, pas takimit për herë të fundit edhe me fëmijët e vajzës që kishin ardhur në fshat nga Greqia.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...