Gjermania ka gati ligjin e ri për punonjësit që i mungojnë tregut të punës

E Enjte, 23 August 2018 18:42

Papunësia e ulët dhe popullsia në plakje e vendit ua bëjnë të vështirë sipërmarrjeve, që të gjejnë punonjës të kualifikuar për vendet vakante të punës. Kjo është një nga gjërat që autorët e projektligjit të ri për migracionin në Gjermania duhet t’i kushtojnë vëmendjen maksimale.

Shumë nga shtetasit e BE-së janë ofruar për të qenë kandidat për vendet vakante të punës që kërkon Gjermania. Mirëpo numri i tyre nuk është ende i mjaftueshëm për të plotësuar numrin që kanë nevojë tregu gjerman i punës. Ndaj edhe shteti gjerman po mendon strategjitë e duhura për të tërhequr punonjës të kualifikuar nga vendet e treta.

Ndryshe nga vendet si Britania e Madhe, Kanadaja dhe Australia, qeveria gjermane duket se nuk do të aplikojë sistemin e pikëve. Në një sistem të tillë emigrantët i nënshtrohen një verifikimi prej disa etapash, në të cilin vlerësohen kryesisht arsimimi, gjendja financiare, njohuritë e gjuhës dhe aftësitë për në tregun e punës.

Një sistem i tillë me pikë u propozua në vitin 2016 nga partia socialdemokrate dhe u mirëprit asokohe edhe nga partitë e tjera të qendrës së majtë. Por, aktualisht rekomandohet, që njerëzit të përzgjidhen mbi bazën e kritereve të sipërpërmendura, por jo me sistem pikësh.

Gjermania ka një ndër ligjet më të thjeshta të migracionit në mbarë botën. Njerëzve me kualifikim të nivelit të lartë Gjermania u jep një vizë edhe nëse nuk e kanë një vend konkret pune.

Por ajo që mungon në Gjermani, janë njerëzit me kualifikim të nivelit të mesëm: infermiere, kujdestarë, ndihmës në kopshtet e fëmijëve dhe profesionistë si elektricistë apo marangozë. Për të gjitha këto zanate duhet të ketë një kualifikim të zyrtarizuar.

Punë të tilla mbulojnë 60 për qind të tregut gjerman të punës. Deri tani ka pasur pengesa për njohjen e kualifikimeve të tilla dhe po punohet për shmangien e kësaj pengese, e cila do të ishte një sukses për fuqinë punëtore të Gjermanisë në të ardhmen.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...