500 mijë shqiptarë rrezikojnë pensionin

E Enjte, 23 August 2018 21:58

Sipas Institutit të Statistikave, në Shqipëri numërohen si të punësuar rreth 1.1 milionë persona për vitin 2017. Por problem është se 36 për qind e tyre nuk janë të përfshirë në sistemin e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.

Nga raporti i vitit 2017 të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, rezulton se kanë paguar sigurimet rreth 695 mijë persona ose 63 për qind atyre që figurojnë të punësuar. Punësimi në të zezë në pjesën më të madhe te tij është i përqendruar në sektorin bujqësor por edhe në bizneset e familjes. Kjo gjë faktohet dhe nga bilanci i forcave të punës.

Nga 461 të punësuar në bujqësi, vetëm 58 mijë fermerë kanë paguar sigurime gjatë vitit të kaluar. Pasojat ekonomike por edhe sociale janë të mëdha. Sipas ekspertëve, shteti duhet të luftojë punën në të zezë pasi kjo do të sjellë probleme me pagesat e pensioneve për të moshuarit.

Duke qenë se numri i të moshuarve në vendin tonë po rritet ndjeshëm për shkak të plakjes së popullsisë por edhe jetëgjatësisë, ekspertët thonë se skema e pensioneve do të vihet në vështirësi të mëdha në 10 vitet e ardhshme.

Modifikuar më E Enjte, 23 August 2018 22:03
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...