Si po mblidhet taksa e pronës? Haxhimali: 60 bashki paguajnë me vlerën e tregut

Premte, 07 September 2018 15:34

60 bashki në vend, përveç Bashkisë së Tiranës, e mbledhin taksën e pasurisë me metodologjinë e re e cila ka hyrë në fuqi më 1 Prill 2018. Drejtori Ekzekutiv i Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë, Agron Haxhimali, bën me dije për TV SCAN se bashkitë e kanë përqafuar metodën e re dhe qytetarët në rrethe po paguajnë në bazë të vlerës së pronës, ndërsa sipas tij, Bashkia e Tiranës po pret që të caktohet një agjent kombëtar për mbledhjen e saj.

“Në Bashkinë e Tiranës vazhdon të na vijë taksa e pronës për banesat tona në faturën e ujit me metodologjinë e vjetër. Ndërsa bashkitë e tjera kanë filluar ta zbatojnë metodologjinë e re dhe janë komplet në harmoni, në korrektësi me zbatimin e ligjit dhe të udhëzimit për metodologjinë e re. Në shumicën e rasteve, agjent për bashkitë është ShA-ja e ujësjellës kanalizimeve, që është në varësi dhe në pronësi të bashkisë. Në disa bashki të tjera kjo taksë mblidhet nëpërmjet zyrës së taksave të bashkive. Në disa të tjera, është e alternuara: një pjesë e mbledh SHA-ja e ujësjellësit për zonën që ajo mbulon dhe pjesa tjetër, ku SHA-ja e ujësjellësit nuk ka klientë, e mbledh nëpërmjet zyrës së taksave”, u shpreh Haxhimali.

Ndërsa Shoqata i ka dërguar një letër Ministrisë së Financave, pak ditë më parë, me anë të së cilës refuzon OSHEE si agjent kombëtar të mbledhjes së kësaj takse, ende nuk ka marrë një përgjigje. Haxhimali thekson se sugjerimet do bëhen prezente edhe në mbledhjen e Këshillit Konsultativ të Biznesit.

“Kemi bërë propozimet tona, të cilat konsistojnë në faktin që OSHEE nuk duhet të jetë agjenti i vetëm dhe kombëtar. Mund të jetë një agjent, të cilin mund ta zgjedhin vetë bashkitë nëpërmjet vendimit të Këshillit dhe ta negociojnë kryetarët. Dhe propozimi tjetër ka qenë që edhe pagesa që do të mbajë OSHEE-ja mos të jetë fikse 4%, por secila bashki në raport me rrethanat që ka mund ta negociojë, mund të jetë më pak me qëllim që bashkitë të kursejnë sa më shumë nga taksat e qytetarëve. Ku jemi në këtë fazë? Nuk kemi asnjë reagim nga Ministria e Financave, por presim që gjatë shtatorit të kemi një mbledhje të Këshillit Konsultativ ku të zgjedhurit vendorë do të bisedojnë me pushtetarët qendrorë dhe do ta fusin në axhendë propozimin e Shoqatës së Bashkive”, deklaroi ai.

Vendimi që Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike të caktohet si agjent kombëtar për mbledhjen e taksës së pasurisë, ka ngjallur reagime të forta nga pushteti vendor por edhe opozita.

 

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...