Qytetarët e Shkodrës marshim kundër krimit, apeli i fortë i Imzot Angelo Massafra

Premte, 07 September 2018 20:06

Qytetarë të shumtë nga Shkodra dhe FRPD-ja janë mbledhur në pedonalen e qytetit për të marrë pjesë në një marshim kundër krimit dhe drogës. Me parulla në duar "Kultura e Shkodrës është më fortë se plumbat e drogës", qytetarët kanë marshuar paqësisht.

Në këtë marshim protestë krahas qytetarëve të shumtë kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të komuniteteve fetare. Mesazhi i Arqipeshkvit të Shkodrës, Imzot Angelo Massafra ishte që të bëjmë mirë dhe kurrë mos bëjmë keq.

 “Falënderoj organizatorët për këtë marshim paqësor për të dhënë publikisht që ne duam të mirën e Shkodrës tonë dhe Shqipërisë sonë. Duam paqen dhe zhvillimin. Vetëm duke shndërruar mendjen tonë, duke qenë më të bashkuar, duke bërë të mira, vetëm kështu mund të ecim përpara. Sepse jeta jonë është në duart e të gjithëve.

Të gjitha ata që kanë në dorë të na ndihmojnë për rendin dhe sigurinë. Vetëm duke punuar me djersën e ballit buka që hamë ka një shije të jashtëzakonshme, buka tjetër ndoshta është më e majme, por nuk ka atë shije shpirtërore kur buka është fituar me djersë. Më mirë të jemi të varfër, jo në mizerie, të varfër  e të ndershëm dhe dita ditës të bëhemi të pasur shpirtërisht me kulturë të fortë. E keqja të zhduket nga zemra e njeriut, e ata që janë vendosur për të keqen, do të lutem o zot që t'i ndryshojë mendjen. Ata që bëjnë të keqen nuk jetojnë me ndërgjegje të keqe.

Duhet të çarmatosim zemrën dhe xhepin, të mos ecim në rrugë as me pistoletë as me thikë. Problemet zgjidhen me dialog, pa u nxehur. Të mendojmë mirë para se të bëjmë të keqen. Papa Francesku ka bërë një takim me qindra mijëra italianë dhe ka thënë ‘të bëjmë të mirën dhe kurrë të keqen’”, u shpreh Imzot Angelo Massafra.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Sport

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Nga Christian Falk, BILD   Ai ka qenë prej vitesh një nga yjet tanë më të mëdhenj aktivë të futbollit në mbarë botën. Por jo për shumë kohë...  Lideri i kombëtares Toni Kroos...

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Sociale

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Vrulli i turizmit gjatë viteve të fundit në Shqipëri ka nxitur zhvillimin e aktiviteteve të turizmit detar për qëllime çlodhëse dhe argëtuese.  Sipas Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit deri më tani...

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...